
Perberesit
- 320gr oriz per rizoto
- 300gr kerpudha porcini (ose champignon)
- 1 qepe e vogel
- 2 liter leng koncentrate (te pregatitur me 4 koncentrata perimesh)
- 2 luge vaj ulliri
- 1 tufe majdanoz
- 50gr djath parmixhano te grire (ose djath kackavall)
- kripe
- piper
Si fillim, vendosim ne zjarr nje tenxhere me 2 liter uje dhe 4 kuba koncentrate perimesh te cilen e mbajme gjithmone duke vluar ne menyre qe kur t’ia hedhim rizotos te mos ngadalesohet gatimi.
Pastrojme kerpudhat duke i hequr dhèun nga pjesa e kembes, shkepusim kapelen dhe e pastrojme shume lehte me nje pecete te paster dhe te lagur. I presim ne feta te holla dhe i leme ne nje ane.
Ne nje tigan kaveridism ne zjarr te avashem me vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente. Shtojme kerpudhat e prera te cilat i kaverdisim edhe per pak caste duke i perziere vazhdimisht. Shtojme orizin per rizoto gjithmone duke e perziere dhe kur e gjithe masa ta kete thithur lengun dhe te jete bere e thate, shtojme 4-5 garuzhde leng perimesh. E leme ne kete menyre orizin te zieje per 15-18 minuta duke shtuar leng sa here qe rizoto behet e thate duke mos harruar ta perziejme vazhdimisht qe orizi te mos ngjitet dhe te gatuhet uniforme.
Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme djathin e grire, majdanozin dhe pak piper, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per 5 minuta me kapak te mbyllur perpara se ta servirim neper pjata.
*Keshille: Nese perdorim kerpudhat e thata ne vend te te fresketave, i vendosim per rreth 30 minuta ne nje ene te vogel me uje te ngrohte, i shtrydhim me dore dhe vazhdojme me proceduren si me siper. Nderkohe qe lengun e tyre mund t’ia shtojme rizotos, gje qe do ta bej akoma me te shijshem.
Asnje lloj RISOTTO nuk permban vajin e ullirit ne recete,te pakten ne Lombardi/Milano-zone e cila shquhet per llojshmerite e kesaj pjate. Perberesi kryesor eshte GJALPI qe i jep shijen e veçante,pa harruar ketu edhe lengun e mishit i cili zihet me nje qepe te verdhe,nje karrote dhe nje bisht selinoje te fresket! Gjalpi i shtohet gjithashtu edhe pak momente perpara se te serviret!!!
PëlqejeniPëlqejeni
po me gjalp jane te mira
PëlqejeniPëlqejeni
po vere nuk i hidhni?
PëlqejeniPëlqejeni
@Elda, kjo recete nuk e parashikon perdorimin e veres.
PëlqejeniPëlqejeni
dhe kerpudhati hidhen pak minuta para heqjes se risottos nga zjarri
PëlqejeniPëlqejeni
jane te gjitha te mira
PëlqejeniPëlqejeni
Kjo eshte nje recete shume e mire, e gatuaj gjithmone.
PëlqejeniPëlqejeni