Trëndafila proshute

Receta qe po iu paraqesim me poshte, eshte nje ide shume origjinale e pregatitjes se nje antipaste me rastin e festes se te dashuruarve, por jo vetem… Ndiqni hap pas hapi keshillat tona, dhe tavolina juaj do te marre nje pamje teper origjinale, pervec se te shijshme!
Perberesit

  • feta proshute dhe sallamesh sipas deshires (jo shume te holla)
  • ullinj te zinj dhe jeshil
  • bime aromatike te fresketa (majdanoz, borzilok, gjethe dafine etj)

Pregatitja eshte fare e thjeshte: marrim cdo fete te proshutave apo sallameve dhe i rrotullojme rreth vetes ne menyre qe te formojme disa “trendafila te vegjel”. Nese fetat jane shume te gjera, atehere i ndajme ne dy pjese. I vendosim trendafilat ne pjaten kryesore ku do te serviren, duke harmonizuar ngjyrat ndermjet tyre.

Lajme me kujdes bimet aromatike dhe i thajme me letra kuzhine. Keto do ti perdorim si “gjethet” e trendafilave, vecanerisht keshillohen gjethet e dafines. Nje ide tjeter eshte ti vendosim te gjitha bimet ne pjaten e servirjes, sikur te ishin bar, dhe siper te vendosim trendafilat.

Perdorim ullinjte e zinj dhe jeshil per te formuar “zemren” e trendafilave, por me pare duhet ti kemi hequr ujin/vajin e tepert.

Nese kjo antipaste perdoret per nje bufè apo rast tjeter te vecante, trendafilat i mbeshtesim mbi feta te vogla buke te lyera me pak gjalp.

*Keshille: Trendafilat me proshute duhet ti pregatisim vetem pak caste perpara servirjes, ne kete menyre ato nuk do te thahen ne temperature ambjenti dhe forma e tyre do te qendroje e paprekur.

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: