Lepur me limë

Lepuri me lime eshte nje recete teper e rafinuar dhe origjinale e cila duke u pregatitur vetem me kofshet e lepurit, i pershtatet cdo dreke apo darke festive. Mund ta servirni gjithashtu edhe per festen e Shen Valentinit, per shkak te aromes se kendeshme te frutit te limes. Pregatitja nuk eshte impenjative, pervec faktit qe lepuri duhet vendosur te marinohet nje nate perpara ne frigorifer, ndersa vazhdimi i pregatitjes eshte lehtesisht i realizueshem.
Perberesit per 4 persona

  • 4 kofshe lepuri
  • lengun e 3 limave
  • 4 thelpi hudher
  • pjesen e bardhe te 2 presheve
  • leng pule te pregatitur me koncentrate pule
  • 1 gote vere te bardhe
  • rozmarine
  • trumez
  • 2 gjethe dafine
  • pak miell
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Per zbukurim

  • 1 lime e prere ne feta te rrumbullakta

Ne nje tas te thelle vendosim 4 luge vaj ulliri, thelpinjte e hudhres te shtypur, pak trumez, pak rozmarine, 2 gjethe dafine dhe lengun e dy limave duke i perziere te gjitha bashke. Kriposim dhe piperosim kofshet e lepurit dhe i leme te marinohen ne kete perberje per 12 ore ne frigorifer me kapak te mbyllur duke i rrotulluar te pakten dy here.

Diten tjeter, i heqim nga marinimi duke i thare me letra kuzhine, i lyejme me pak miell dhe i skuqim ne tigan me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte uniforme nga te gjitha anet. E shuajme lepurin me veren e bardhe, shtojme pak leng pule dhe lengun e limes se trete dhe e gatuajme ne zjarr te avashem per rreth 40 minuta, duke shtuar here pas here leng kur te jete e nevojshme.

Nderkohe, lajme dhe pastrojme me kujdes preshet, i persim pergjysme dhe me pas ne fije te holla te cilat ia shtojme lepurit 10 minuta perpara perfundimit te gatimit. E rregullojme pjaten me kripe e piper dhe leme kapakun hapur ne menyre qe salca te trashet dhe te avulloje uji i tepert. E servirim kete recete te ngrohte, te dekoruar me feta lime te prera holle.

5 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: