Pulë me kerri

Pula me kerri eshte nje pjate tipike e kuzhines lindore, sidomos e Indise ku konsumohet me nje garniture orizi (pilaf) apo purè patatesh te cilat zevendesojne buken. Kerri ne vetvete nuk eshte nje lloj ereze sic shpesh mund te mendohet, por nje perzierje e tyre: spec i kuq i embel, piper, karafil, shafran, kanelle, spec djeges etj. Duke qene se ne Indi per arsye fetare nuk lejohet konsumimi i mishit te derrit apo te vicit, per ti bere me te shijshme recetat me pule, perdorin shpesh kete perzierje erezash.
Perberesit per 4 persona

  • 4 gjokse pule (ose 1 pule te ndare ne copeza) rreth 800gr
  • 2 qepe
  • 4 karrota
  • 2 kunguj
  • 3 domate te pjekura mire
  • 1 spec jeshil
  • 1 molle te verdhe (Golden)
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 luge kerri pluhur
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, ndajme ne copa te vogla pulen, ose ne kubik gjokset e pules te cilat i kaverdisim me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta ne zjarr te forte. I sperkasim siper me kripe dhe me 1 luge kerri pluhur dhe i leme ne kete menyre derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I heqim nga zjarri dhe i leme menjane.

Ne te njejtin tigan shtojme edhe pak vaj ulliri ne te cilin kaverdisim qepet e thelpinjte e hudhrave te grira holle dhe domatet e prera ne copa te vogla per rreth 10 minuta. Shtojme copezat e pules dhe i leme te stufohen edhe per 10 minuta te tjera duke shtuar ndonje garuzhde uje te nxehte apo leng perimesh.

Nderkohe pregatisim perimet: presim ne feta te rrumbullakta karrotat dhe kungujt, ne copa katrore specin jeshil dhe ne copa te vogla mollet. Kur te kene kaluar 10 minuta, shtojme perimet, gjysme luge kerri, pak kripe dhe i gatuajme per 20 minuta te tjera duke shtuar serisht leng perimesh. Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme gjysme luge kerri duke e perziere mire dhe e sherbejme pjaten tone te ngrohte me nje garniture orizi pilaf apo purè patatesh.

*Keshille: Nje tjeter variant i kesaj recete eshte te shtojme 300gr kos te bardhe me pak yndyre apo 300ml qumesht arre kokosi pasi kemi kaverdisur copezat e pules. Apo nese duam t’i japim nje shije me ekzotike, mund te zevendesojme mollet me copeza ananasi, te cilat do ti japin nje shije me te embel.
Vera e keshilluar: Pinot Nero dell’ Alto Adige, e sherbyer ne 16°C.

Advertisements

6 Comments

  1. bigi says:

    une e kam provuar kete lloj recete,por me qumesht kokosi,dhe ju garantoj qe eshte shume shume e mire,shume e shijshme.
    edhe me molle,karrota dhe pule eshte shume shume e mire.

    Pëlqejeni

  2. Admira says:

    Dhe mua me pelqen kjo lloj recete nga India,une e bej sic dhate ju nje ide tjeter me qumesht kokosi, me kos, mish pule, curry pluhur, dhe ereza te tjera djegese dhe behet shume e mire, por kete me perime do ta bej sot,duket e shijshme.Ju flm per recetat jeni shume e mire.

    Pëlqejeni

  3. saranda says:

    pershendetje, jeni te mrekullueshem … desha te ju pyes se a mund te shkruani receten e “BIRYANI” eshte kjo nje recete indiane poashtu e si baze ka orizin por nje shije shume te veqante, qe kam ngrene ne restaurant dhe m e pelqeu aq shume sa qe mendova te ju drejtohem ju per receten…
    jeni shume shume te mire

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: