Supë me oriz dhe rukola

Supe me rukolaSupa me oriz dhe rukola eshte nje recete e shijshme e cila i pershtatet çdo stine duke u konsumuar e ngrohte, apo edhe ne temperature ambjenti.

Perberesit

  • 2 patate te vogla, ne kubik te vegjel
  • 1 karrote, ne kubik te vegjel
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 qepe e vogel, e prere holle
  • 1 dore rukola
  • 120gr oriz (2 filxhan kafe)
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 1 liter leng perimesh (apo leng te pregatitur me koncentrate perimesh)
  • 4 luge djath kaçkavall te grire
  • gjalp
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te thelle, kaverdisim ne zjarr te ulet me pak gjalp dhe vaj ulliri karroten, selinon, qepen dhe hudhren. Shtojme patatet dhe i leme akoma dhe per pak minuta ne menyre qe perimet te marrin shijen e njera tjetres.

Shtojme orizin, disa garuzhde leng perimesh, e rregullojme supen me pak kripe dhe piper dhe e ziejme ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta (koha e nevojshme qe orizi te zbutet). Ne 5 minutat e fundit shtojme dhe rukolen te prere holle dhe e leme derisa zierja te perfundoje.

E sherbejme supen me rukola te sperkatur siper me 1 luge djath kaçkavall te grire.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: