Brumi sfoljat

Brumi sfoljat eshte nje nga recetat baze me te njohura dhe me te perdorura ne pasticeri per realizimin e shume embelsirave, por edhe te tortave te kripura. Pregatitja e tij eshte shume e gjate dhe kerkon teper durim dhe vemendje ne menyre qe fryrja te jete sa me uniforme. Zakonisht eshte me e lehte ta blejme te gatshem ne supermarket (te fresket apo te ngrire), por edhe pregatitja ne shtepi do t’iu jape nje kenaqesi te vecante.

Perberesit

  • 125gr miell 00
  • 125gr miell Manitoba
  • 140ml uje te ftohte akull
  • 50gr gjalp te shkrire
  • 175gr gjalp nga frigoriferi (te ftohte)
  • pak kripe

Vendosim ne nje tas te madh miellin e situr bashke me kripen, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme ujin duke e perziere shume mire. Shtojme ne kete moment edhe gjalpin e shkrire i cili duhet te jete ne temperature ambjenti dhe e punojme me dore shume shpejt duke formuar nje brume te bute.

Me majen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e brumit te cilin e leme te pushoje ne frigorifer mbuluar me leter transparente per 30 minuta. Ne kete menyre kemi perftuar ate qe quhet “detrempe”.

Vendosim midis dy letrave celofoni gjalpin dhe e “rrahim” me nje rrahes mishi duke u munduar ti japim forme drejtkendeshe dhe te perftojme nje shtrese te bute dhe te holle te cilin gjithashtu e vendosim ne frigorifer per 30 minuta. Kjo perberje ne zhargonin e perditshem quhet “beurrage”.

Pasi te kete kaluar koha me siper, vendosim brumin ne tavolinen e punes te lyer me miell dhe hapim nje pete drejtekendeshe me permasa rreth 50 x 30cm.

Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe duke e rrahur hapim nje “pete” sa 2/3 e brumit sfoljat. E vendosim gjalpin mbi pete duke mbuluar rreth 2/3 e saj, palosim anen pa gjalp mbi gjalpin dhe me pas anen qe ka gjalpin drejt qendres. E mbyllim mire brumin anash per te izoluar gjalpin ne brendesi.

E  mbeshtjellim kete brum me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore. Ne kete moment fillojne “xhirot” e brumit sfoljat.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e vendosim mbi tavolinen e punes me mbylljen qe realizuam me siper nga e djathta dhe e hapim serisht derisa te formojme drejtkendeshin 50 x 30cm gjithmone nga ana e mbylljes. Mbyllim 1/3 drejt qendres dhe 1/3 tjeter mbi te. E vendosim peten ne frigorifer per 1 ore tjeter dhe e perserisim kete procedure per 5 here gjithesej.

Ne xhiron e fundit, e hapim brumin ne trashesine e deshiruar sipas recetes qe po realizojme, apo e ruajme ne akull te mbeshtjelle me leter furre lyer me pak miell. Ne kete menyre brumi sfoljat ruhet deri ne 3 muaj.

Advertisements

15 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Netja, e ke te shpjeguar edhe me lart ne recete: mundohu ta hapesh gjalpin e sapodale nga frigoriferi me nje rrahes mishi dhe te perftosh nje pete drejtkendeshe (jo perfekte sigurisht), e cila do ti jape brumit sfoljat ate butesine dhe shijen fantastike.

      Pëlqejeni

  1. mari says:

    prsh. un dua te bej briosh si ata qe pergatiten ne pasticeri por eshte e pamundur. kam mare edhe margarune posacerisht per kruasant por brumu sfoljat nuk fryhet. mund te me ndihmoni ju lutem.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: