Kurabije (Kourabiedes)

Kurabije-greke

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. Ato pregatiten sidomos per raste te vecanta si Krishtlindjet apo Pagezimi, dy evenimente teper te festuara ne Greqi.

Perberesit per kurabiet

  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak uzo, raki ose konjak
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara

Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.

Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.

I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.

I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.

*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket

Advertisements

14 Comments

  1. sirena says:

    Kam dashur vertet te di receten e kurabijeve dhe ky eshte rasti per ti provuar.
    Kisha 2 pyetje:
    1- ne fillim duhet te kryejme rrahjen me rrahese elektrike deri pasi te kemi hedhur vezet dhe kur te hedhim uzon duhet ta leme rrahesen elektrike dhe te vazhdojme perzierjen me luge druri?
    2- e imagjinoj brumin e perfunduar qe del, pak te bute…(mbase gabohem) dhe nje brumi te bute eshte e veshtire t’i japesh format…ne fakt eshte shume i ngjashem me brumin e biskotave vienese(me perjashtim te bajameve) dhe per keto te fundit perdoret sach a poche per t’u dhene forme.Eshte e veshtire t’u japesh forme ose mos duhet nje pushim ne frigorifer para kesaj? Apo eshte me i ngjashem me “baci di dama”(besoj se i njeh) qe edhe pse eshte i bute si brume, rezulton me kompakt dhe me leshtesisht i punueshem?

    Pëlqejeni

  2. Unë Gatuaj says:

    @ Sirena, persa i perket pyetjeve te tua:
    1- Po, perzierja vazhdohet me luge druri
    2- E kam thene ne kllapa qe nese brumi del paksa i bute (aq sa mos te arrish ti japesh formen) i shton akoma edhe pak miell. Praktikisht brumi eshte i punueshem me dore dhe mund ti japesh formen qe deshiron.

    Pëlqejeni

  3. sirena says:

    1- dakord e qarte
    2- Ne fakt e kisha imagjinuar t’u jepja formen me forme biskotash…prandaj me preocuponte fakti nese mund te ishte e bute.
    Jo nuk preferoj ta shtoj me miell…besoj se do kompromentoja receten…maksimumi mund ta le per disa minuta ne frigorifer sa te kompaktohet.
    (Me fal per pyetjet e shumta, por une kam mbaruar nje shkolle pasticerie dhe jam e interesuar ti kem te perpiketa sidomos recetat e pastiçerise).

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      Bona, pluhuri pjekes (ang.baking powder) sherben per te fryre emblesirat ne momentin qe piqen ne furre, pa patur nevoje qe te vijne si me majane e birres. Gjendet ne te gjitha supermarketet dhe eshte ne formen e bustinave te vogla rreth 10gr.

      Pëlqejeni

  4. Mimoza says:

    Me keto kurabijet na kenaqe i bera dhe qen shume te mira. Por a mund te me tregoni se si beheshin ato pastat 5 lekesh me ate kremin e kuq persiper. Pastat qene ca me krem e ca pa krem e shiteshin neper klube. E di qe ne Shqiperi shiten akoma dhe sa here qe vete i blej, por c’e do qe me vete mendja dhe prej ketej nga jam e dua t’i bej vete. Ju lutem me ndihmoni. Keni nje faqe shume te mire dhe shume ndihmese ne menyne ditore.
    Komplimente dhe faleminderit
    Mimoza H.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: