Merluc në furrë me patate, domate qershizë dhe ullinj

Fileto-merluci-me-patateMerluci eshte nje peshk shume i shijshem dhe teper i ushqyeshem sidomos per femijet pasi permban shume proteina dhe omega 3. Ndryshe nga menyra sesi gatuhet tradicionalisht si psh skuqja ne tigan me miell, provoni kete recete e cila ruan te gjitha vlerat ushqimore te tij dhe e ben me te lehte nga pikpamja dietike.

Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto merluci ose 4 merluc te pastruar nga 200gr secili
  • 4 patate mesatare
  • 10 domate qershize
  • ullinj te zinj pa berthame
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge vaj ulliri
  • borzilok
  • kripe
  • piper te zi

Vendosim per tu marinuar filetot e merlucit ne nje ene ne te cilen kemi shtuar lengun e limonit, pak kripe, pak piper te zi dhe 2 luge vaj ulliri. I rrotullojme here pas here ne menyre qe te marrin shije dhe i leme ne kete menyre per rreth 30 minuta.

Nderkohe lajme mire patatet dhe i veme per tu ziere ne uje te ftohte me kripe per rreth 20 minuta nga fillimi i zierjes se ujit. I shplajme, i qerojme lekuren dhe i presim ne feta (mundesisht te rrumbullakta).

Lajme dhe thajme mire edhe domatet qershize.

Vendosim ne tave qelqi filetot e merlucit duke lene pak hapesire nga nje fileto tek tjetra, shperndajme ne menyre uniforme patatet, domatet e vogla dhe ullinjt, i rregullojme me kripe, piper dhe i sperkasim me 2 luge te tjera vaj ulliri. E pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa patatet te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e sperkasim me pak borzilok te grire dhe e sherbejme te ngrohte.
Vera e keshilluar: Menfi chardonnay

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: