Akullore e bërë në shtëpi me çokollatë

Akullore-e-bere-ne-shtepi-me-cokollateKur vjen stina e veres, akulli yne i frigoriferit fillon te mbushet me akullore dhe sorbeto nga te gjitha shijet te blera ne supermarket. Pse te mos provojme ta realizojme vete akulloren ne shtepi pa ndihmen e makines per akullore? Nuk eshte shume e veshtire; me perberesit e zgjedhur me kujdes dhe me pak durim, mund te perftojme akullore me te gjitha shijet dhe ngjyrat e preferuara prej nesh. Me poshte po iu paraqesim receten e akullores me te dashur, asaj me cokollate!

Per gjysme kg akullore me cokollate

  • 250ml qumesht
  • 250ml pana per embelsira
  • 100gr cokollate te zeze
  • 100gr sheqer
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 luge miell

Parapregatitje: Vendosim nje tenxhere celiku (jo alumini!) ne akull.

Si fillim, veme cokollaten e zeze per tu shkrire ne banjomari.

Nderkohe ziejme qumeshtin bashke me miellin per disa minuta duke i perziere vazhdimisht derisa te formohet nje perberje kremoze jo shume e trashe. E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrire duke vazhduar perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me leter celofoni ne menyre qe te mos zere nje shtrese te holla dhe e leme perberjen te ftohet ne temperature ambjenti.

Rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta derisa te perftojme nje mase me ngjyre te hapur.

Kur perberja me cokollate te jete ftohur, shtojme ne tenxhere edhe vezet me sheqerin duke i perziere mire dhe i vendosim te gjitha ne zjarr shume te avashem (ose ne banjomari).

76 Comments

  1. lejlaomerbashi says:

    Une personalisht ndihem mire me materialin tuaj,me pelqen guzhina juaj dhe menyra se si i interpretoni.Ju faleminderit dhe ju uroj shume suksese te metejshme Lejla

    Pëlqejeni

  2. kendi says:

    kisha nje kerkese nese eshte e pranushme;un mendoj qe do ishte akoma me mire nese ju do ti shoqeronit gatimet jo vetem me te shkruajtur por edhe nga nje video perkatese per cdo gatim,sepse te gjitha ato zonja do e kishin me te lehte gatimin,shpresoj qe te me keni kuptuar,me respekt (kendi)

    Pëlqejeni

  3. katerina topalli says:

    A mund te behet akullorja pa pane? Pres nje pergjigje. Me recetat e tjera kemi mbetur te kenaqur familjarisht.

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Katerina, me behet qejfi qe keni mbetur te kenaqur nga recetat tona. Persa i perket pyetjes tende, tek kjo recete per akullore nuk mund te eleminohet pana. Eshte pikerisht ky perberes qe i jep kremozitet akullores.

      Pëlqejeni

  4. iren says:

    E pergatita dje dhe e lashe gjithe naten ne frigorifer, mezi pres te shkoj ta provoj sepse dukej shume e mire, i ndoqa udhezimet tuaja dhe me pelqejne recetat qe paraqisni sepse jane shume te thjeshta dhe te shijshme, me pak durim cdo gje perfekte, thnx.

    Pëlqejeni

  5. I paemër says:

    A mund te perdorim dicka tjeter ne vend te cokollates sepse nuk me pelqen cokollata, aq me teper ne akullore, pres pergjigje sa me shpejt.

    Pëlqejeni

  6. GIULIA.SHAQJA says:

    ME PELQEN SHUME RECETAT UNE GATUAJ E BERA DHE E PROVOVA SI KABUNIN ME RRUSHE TE THATE SI AKULLOREN, MBETA SHUME E KENAQUR. JU FALEMINDERIT DHE JU UROJME SHUME RECETA UNE GATUAJ, PERSHENDETJE NGA GIULIA.

    Pëlqejeni

  7. GIULIA.SHAQJA says:

    ME PELQEN SHUME RECETAT UNE GATUAJ E BERA DHE E PROVOVA SI KABUNIN ME RRUSHE TE THATE SI OKULLOREN MBETA SHUME E KENAQUR JU FALEMINDERITDHE JU UROJME SHUME RECETAT UNE GATUAJ PERSHENDETJE NGA GIULIA

    Pëlqejeni

  8. ana says:

    Cfare eshte mikseri? Po letra celefoni? A mund te behet pa mikser, nese po cfare duhet te perdorim ne vend te mikserit? Pres pergjigje, flm ju pershendes Ana.

    Pëlqejeni

  9. erxheneta says:

    Ne kete faqe une gatuaj nje bote me receta ka gjera te cilat si kemi ngren ndonjehere, jane gjera te shijshme keshtu vazhdoni, ju dua, jeni me te miret ♥ ju uroj suksese.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: