Sallam prej çokollate

Sallami prej cokollate eshte nje embelsire e thjeshte ne pregatitje dhe e pelqyer sidomos nga femijet, por jo vetem. Mund ta realizoni me rastin e ndonje feste (psh Krishtlindjet) apo cdo here qe keni pak kohe te lire, per ta shijuar me pas ne cdo moment te dites.
Perberesit per 2 sallame prej cokollate (8 persona)

  • 200gr cokollate te zeze
  • 300gr biskota te thata (tipi Petit Beurre)
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti (i cilesise me te mire)
  • 100gr sheqer
  • 2 veze
  • 2 luge rum (ose arome rumi) apo 1 filxhan kafe ekspres

Fillimisht, shkrijme ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet cokollaten e zeze derisa te perftojme nje krem pa kokerriza dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Therrojme biskotat me duar ne copa jo shume te vogla dhe i leme menjane.

Ne nje ene tjeter, punojme me nje spatul ose pirun gjalpin ne temperature ambjenti derisa te behet kremoz, shtojme pak nga pak sheqerin, vezet, cokollaten tashme te ftohur dhe aromen e rumit. I perziejme mire keta perberes duke shtuar ne fund edhe biskotat e copetuara dhe vazhdojme perzierjen derisa te gjitha copezat e biskotave te jene veshur me kremin me cokollate.

Advertisements

30 Comments

  1. elda says:

    e provova ta gatoja per here te pare dje kte embelsire dhe ishte me te vertete shume e shijshme,flm shume per recetat qe na servirni.

    Pëlqejeni

  2. momo says:

    Arta “une gatuaj” e ka shpieguar gjalpe i cilesise me te mire, keshtu qe shko ne nje dyqan shiko cili eshte gjalpi me i mire, dhe ate bli:)

    Pëlqejeni

  3. haidi_G says:

    ” SA SHUME ME PELQEN KJO EMBELSIRE! E KAM GATUAR SHUME HERE DHE SA HERE QE E GATUAJ NGELI DUKE LEPIRE GISHTA, AQ E MIRE ME DEL. JENI TE MREKULLUESHEM! FALEMINDERIT PER KETE BOTE ME RECETA QE NA DHURONI!

    Pëlqejeni

  4. emi says:

    anonim letrat e furresi gjen ne markete jane te shkelqyera leter e holle rule mbeshtjelle eshte ajo qe mbi gatim e vendosin qe mos digjen gjonat,leter alumini ne shqip thuhet.

    Pëlqejeni

  5. Vigjilenca says:

    Hmmmmmmmm vajza ma pelqen dhe ma kerkon shpesh packa se eshte disi e ngarkuar me kalori. kam mbi 25 vjet qe e gatuaj. Por ne receten tuaj gjeta dicka me te vecante.ju falenderoj dhe pergezoj!

    Pëlqejeni

  6. iren says:

    Fantastike.Ne vend te rumit i hodha pak raki dhe kishte nje shije te papare,gjithashtu i shtova dhe ca bajame dhe doli shume e mire.Ju pergezoj per punen te palodhur qe beni.Urime UneGatuaj.

    Pëlqejeni

  7. menda says:

    Ju pergezoj per punen qe beni desha te ju pyes se spo kuptoii gjalp qka eshte edhe per kafee a mundem me qit edhe kafe tjeter perpos kaffes ekspres ju pershendes ju lutem te me tregoni

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: