
Perberesit per 4 persona
- 4 fileto merluci te fresketa apo te ngrira (rreth 150gr secila)
- 3 veze
- 100gr galete
- 1 tufe koper
- kripe
- piper i zi
- vaj ulliri
Lajme mire kopren, e thajme me leter kuzhine dhe e presim shume holle duke e perziere ne nje pjate te thelle bashke me galeten.
Ne nje pjate tjeter rrahim vezet me pak kripe.
Pastrojme filetot e merlucit nga lekura dhe halat nese jane te fresketa dhe i leme te shkrihen nese jane te ngrira. I sperkasim me pak piper te zi dhe i kalojme fillimisht ne vezen e rrahur e me pas ne galeten me koper duke i skuqur nga te dyja anet ne vaj ulliri per pak minuta. I vendosim ne nje pjate te ceket ku kemi shtruar letra kuzhine ne menyre qe t’i thithim vajin e tepert, dhe i servirim te ngrohta shoqeruar me nje sallate jeshile apo rukola.
*Keshille: Filetot e merlucit mund ti ndani gjithashtu ne 3 apo 4 pjese duke formuar ne kete menyre mini kotoleta.