Ashurja (ose Pudingu i Noes) eshte nje embelsire turke e perbere nga drithera, fruta dhe fruta te thata. Egziston nje legjend, qe kur barka e Noes u ndal per te pushuar ne Malin Ararat ne verilindje te Turqise, familja e tij festoi me nje pjate te vecante. Duke qene se rezervat e ushqimit ishin drejt fundit, ato qe kishin mbetur (grure, fruta te thata etj) u gatuan te gjitha se bashku per te formuar ate qe ne sot e quajme ashure. Tradicionalisht, ne vendin tone, kjo recete pregatitet per Diten e Ashures, apo festen e Bektashinjve.
Perberesit per 4 persona
- 300gr grure per ashure (grure te rrahur)
- 100gr sheqer te bardhe ose kane
- 100gr arra/bajame/lajthi
- 50gr rrush te thate
- 3-4 fiq te thate
- 3-4 karafila
- disa kokrra shege per zbukurim (sipas deshires)
- 2 luge te vogla kanelle
- 2-3 luge niseshte (sipas deshires)
- pak kripe
Si fillim, vendosim rrushin e thate per rreth 15 minuta ne nje tas te vogel me uje te ngrohte ne menyre qe te zbutet.
Lajme mire grurin dhe e ziejme ne zjarr te avashem me rreth 2-2.5l uje derisa te zbutet plotesisht. I shtojme sheqerin, pak kripe, rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, fiqte e thate te prere holle, kanellen, karafilin dhe arrat e grira duke hequr menjane disa per zbukurim. Ne kete moment, mund te leme qe lengu i ashures te trashet vet duke rritur kohen e zierjes dhe duke e perziere vazhdimisht, apo te shtojme pak niseshte te tretur ne uje te ngrohte, per te reduktuar kohen e pregatitjes.
E leme ne kete menyre te zieje edhe per pak minuta dhe e shperndajme ashuren neper tasa duke e sperkatur siper me pak kanelle, disa kokrra shege dhe me arrat e mbetura. E vendosim ne frigorifer dhe e konsumojme te ftohte
mirdita
Receta eshte e sakte por historia e ndryshme hashurja eshte nje gatim i dervisheve (nje nga sektet myslymane)
qe gjat nje beteje ishin te rrethuar dhe ngaqe kishin mbetur me pak ushqime kryesisht ushqime vegjetale i mblodhen ne nje kazan dhe i zien .
Mua te pakten keshtu ma kane treguar nga nje Baba i teqes.
PëlqejeniPëlqejeni
recetat tuaja jane faaaaaaaaaaaaaaaantastike
PëlqejeniPëlqejeni
Ne fakt receta e vertete eshte me ndryshe…Kruja e ka tradite dhe hashurja kerkon nje kohe me te gjate zierje
PëlqejeniPëlqejeni