Brumi bazë i bukës

Per greket, buka ishte “ushqimi i Perendive” dhe faktikisht ne traditen tone shqiptare nuk mungon ne asnje tavoline. Nese ndonjehere keni menduar ta realizoni vet ne shtepi, eshte me e thjeshte seç e keni imagjinuar; ne kete menyre do te dini se cfare hani dhe do t’iu shijoi akoma me shume!
Perberesit per 4 persona

  • 500gr miell te bardhe
  • 250ml uje te ngrohte
  • 25gr maja birre
  • 5 luge vaj
  • 15gr kripe
  • 2 luge te vogla sheqer

Gjeja e pare qe duhet te bejme, eshte te copetojme imet me duar majane e birres te cilen e vendosim ne nje tas te vogel, shtojme sheqerin dhe gjysme gote uje te ngrohte duke i perziere me nje luge te vogel derisa majaja te kete shkrire plotesisht. E mbulojme enen me nje pjate te vogel dhe presim derisa ne siperfaqe te formohet nje lloj shkume.

Ne nje tas te madh, ose ne tavolinen e punes, hedhim miellin e situr duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre, vajin, kripen e shkrire ne ujin e ngrohte te mbetur dhe fillojme ta punojme brumin me dore per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje homogjen dhe elastik. Mbajme gjithmone prane vetes pak miell, nese brumi eshte shume i bute, apo pak uje te ngrohte nese eshte shume i forte.

I japim brumit formen e nje sfere te madhe te cilen e vendosim ne nje ene te gjere ose ne nje tave te sperkatur me pak miell larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur), e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet per te pakten 2 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij.

Advertisements

4 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: