Bukë me miell misri

Buka e misrit, eshte nje zevendesuese shume e ushqyeshme e bukes se grurit per shkak te fibrave dhe vlerave ushqyese qe permban misri. Megjithese eshte e perhapur gjeresisht ne vendin tone, origjina e saj eshte amerikane, vend ne te cilin sherbehet per mengjes me recel apo gjalp kikiriku.
Perberesit

  • 250gr miell gruri
  • 250gr miell misri
  • 310ml uje ose qumesht
  • 25gr maja birre
  • 50ml vaj ulliri
  • kripe
  • pak sheqer

Fillimisht, vendosim ne nje ene te madhe miellin e misrit bashke me ate te grurit duke i perziere te dy me nje luge ne menyre qe te homogjenizohen mire njeri me tjetrin.

Shkrijme majane e birres ne uje te ngrohte dhe ia shtojme miellit duke e punuar brumin me dore per te pakten 5 minuta. Pas kesaj, shtojme kripen, pak sheqer dhe vajin e ullirit duke vazhduar serisht perzierjen edhe per disa caste.

Ne kete moment, e vendosim brumin te fryhet ne nje ambjent te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur) per rreth 3 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk permban niseshte, nuk eshte e lehte qe perberja te fryhet. Per kete arsye eshte mire te ruhet raporti i dy llojeve te miellit, apo te shtohet doza e atij 00.

Kur te kete kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne 6 pjese te barabarta duke i dhene forme gjatesore, katrore, rrethore etj, dhe i vendosim serisht brenda ne furre te ndezur ne 50°C derisa te dyfishoje serisht vellimin (mund te nevojiten rreth 2 ore).

I pjekim buket e misrit ne 210°C per rreth 20 minuta duke futur brenda ne furre dhe nje ene te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; kjo nuk do te lejoje qe buka te thahet tepe

Advertisements

14 Comments

  1. genta says:

    Po receten e bukes se misrit qe shitet ne shqiperi e keni? Do isha shume e interesuar per te. Kam pershtypjen qe ajo nuk ka fare miell gruri ne permbajtje. Komplimenta per kete faqe dhe punen e bukur e te palodhur

    Pëlqejeni

  2. sahadete says:

    receta eshte e mir po ka receta edhe me te mira ku buka misrit nuk ka nevoj te perzihet me asgje por te gatuhet pa perzirje tjera origjinali.

    Pëlqejeni

  3. I paemër says:

    buke e misrit e gatuar ne menyren me te mir pa u perzier me miell te grurit .buk origjinale .e kjo buk behet me uje te vluar ,pastaj e perziem deri sa te behet brumi .pastaj me te dy duart e bashkojm brumin qe te mos qahet buka por shpejt e shpejt e mbledhim dhe formojm nje buke mjafte te mir pastaj e pjekim ne temperatur 200grad.

    Pëlqejeni

  4. Kela says:

    Ju falenderoj per keto receta kaq te shijshme qe na keni sjelle. Kam nje pyetje.Po mundohem te shkarkoj disa nga recetat tuaja nga formati PDF,por nuk me shfaqen fare kur klikoj si p.sh receta e bukes se misrit…Mund te me ndihmoni ju lutem? Flm.

    Pëlqejeni

  5. Alma says:

    E shijshme duket por do te desha ta printoja ne menyre qe ta shikoja ne shtepi, por kur krikoj “shkarko PDF” faqja hapet bosh… A mund ta formatoni edhe njehere ne PDF sepse nuk eshte bere sic duhet. Ju faleminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: