
Perberesit per 4 persona
- 250gr mish i grire lope
- 250gr mish i grire derri
- 100gr panceta e embel
- 250ml leng mishi
- 1 karrote
- 1 qepe mesatare
- 1 dege selino
- 30gr koncentrate domatesh
- 1 gote qumesht me yndyre
- 1 gote vere te kuqe
- 50gr gjalp
- 3 luge vaj ulliri
- piper i zi
- kripe
Fillojme me pregatitjen e raguse bolonjeze duke lare dhe qeruar qepen dhe karroten, i heqim fijet selinose dhe i presim te treja perimet shume holle.
Ne nje tigan te thelle, vendosim vajin e ulliri me gjalpin, dhe kur ky i fundit te kete shkrire plotesisht, shtojme perimet e mesiperme duke i lene te kaverdisen per pak minuta ne zjarr te avashem derisa te marrin ngjyre te arte.
Nderkohe, presim shume holle panceten (ose e kalojme ne mikser) te cilen ia shtojme perimeve dhe te njejten gje bejme edhe me mishin e grire te lopes dhe derrit. E perziejme mire te gjithe masen dhe e leme ne zjarr te avashem derisa mishi te jete skuqur nga te gjitha anet duke e perziere here pas here (nevojiten rreth 30 minuta).
Pas kesaj, e shuajme perberjen me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje plotesisht. Shtojme ne kete moment koncentraten e domateve te shkrire ne pak leng mishi, e rregullojme ragune me pak kripe dhe piper dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar here pas here lengun e mishit te mbetur.
Ne momentin e fundit, shtojme edhe goten me qumesht duke e perziere, dhe kur perberja ta kete thithur qumeshtin dhe salca te jete relativisht e thate, do te thote qe raguja jone eshte gati. E rregullojme sipas deshires me kripe dhe piper dhe e perdorim per receten kryesore.
*Keshille: Raguja bolonjeze mund te shoqeroje shume pjata nga te cilat me kryesoret jane taljatelit bolonjeze dhe lazanjat.
panceta e embel ceshte
PëlqejeniPëlqejeni
Ana, panceta gjendet ne dy forma, e tymosur dhe e embel. Por e embel jo ne kuptimin e pare te fjales, por ne kuptimin e patymosur.
PëlqejeniPëlqejeni
cfar eshte panceta???????
PëlqejeniPëlqejeni
ragu bolonjeze eshte receta perfekte….flm
PëlqejeniPëlqejeni
Mendoj se panceta eshte e tepert…
PëlqejeniPëlqejeni
Faqe me te vertete e mire!
PëlqejeniPëlqejeni
Ju Falenderoj shume ! Por dua tjy pyes : goten e qumeshtit, 30 gr salce domate, dhe vere e kuqe, ku i hidhet?
PëlqejeniPëlqejeni
@Lediona, disa prej recetave tona i jane fshire dy paragrafet e fundit automatikisht, prandaj ke te drejte qe nuk e gjen. Gjithesesi e vura serisht receten e plote 😉
PëlqejeniPëlqejeni
Ju falenderoj shume!
Jeni me te mirat :))))
PëlqejeniPëlqejeni