Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)

Lazanja Bolonjeze eshte nje pjate tipike e kuzhines italiane, me konkretisht e qytetit te Bolonjes, e cila eshte kthyer ne nje simbol te ketij shteti ne mbare boten. Per te perftuar nje pjate sa me te shijshme, sekreti kryesor qendron ne pregatitjen e ragu’se bolonjeze, pra zgjedhja me kujdes e mishit me te cilen kjo salce kaq e shijshme do te gatuhet.

Perberesit

Gjeja e pare qe duhet te bejme per te pregatitur lazanjen bolonjeze eshte te gatuajme salcen ragu’ sipas recetes qe do ta gjeni ketu, duke respektuar sasine e perberesve te dhene ne kete recete.

Se dyti, pregatisim salcen beshamele sipas recetes tone, duke patur kujdes qe ne fund te rezultoje pak e lengshme. Kjo per shkak se petet e lazanjes nuk i ziejme perpara gatimit, prandaj duhet qe si raguja ashtu dhe beshamela te jene paksa te lengeshme ne menyre qe gjate pjekjes ne furre, petet te zbuten dhe te piqen ne te njejten kohe.

Ne momentin qe keta dy perberes jane gati, fillojme me pregatitjen e lazanjave: marrim nje tave me permasa rreth 20x30cm te cilen e lyejme fillimisht me pak vaj ulliri dhe me pas shperndajme ne fundin e taves disa luge ragu. Kjo nuk do te lejoje qe fundi i lazanjave te digjet gjate pjekjes.

Shtrojme petet e lazanjes duke mbuluar te gjithe siperfaqen e taves, i mbulojme me disa luge salce beshamele, me ragune bolonjeze dhe se fundi me djath kackavall te grire. Duhet te krijojme minimumi 4 shtresa plus siperfaqen, prandaj mundohemi ti ndajme keta perberes ne minimumi 5 pjese. Vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar dhe se fundi e lyejme lazanjen ne siperfaqe me salcen beshamele te mbetur bashkuar me ragune dhe e sperkasim me djathin kaçkavall.

E pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht ne 200°C per rreth 25 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. E sherbejme te vaket.

Foto nga: http://www.villeinitalia.com

22 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Lola, e kam theksuar ne paragrafin e dyte te recetes: petet e lazanjes nuk i ziejme paraprakisht, por pregatisim salcen bolonjeze dhe salcen beshamele me te holle se zakonisht e cila do ti lejoj edhe te piqen edhe te zihen njekohesisht. Ne rast se deshiron ti ziesh, perveloj ne uje te nxehte per rreth 3 minuta nje nga nje dhe leri te thahen mbi nje pecete te paster.

      Pëlqejeni

  1. I paemër says:

    eshte vertete shume interesante dhe e thjeshte per tu gatuar mjafton te kesh durim dhe deshire per te gatuar.
    Kam pershtypjen qe te gjitha amvisat do ta pelqejne kete recete gatimi dhe me zi po pres ta shijoj.

    Pëlqejeni

  2. Eri says:

    Po korigjoj receten!
    Nuk eshte djath kackavall por eshte djath Parmigiano Reggiano… Ne pamundesi te ketij te dytit mund te perdorni kackavallin!

    Pëlqejeni

  3. lirie says:

    Receta eshte fantastike, shume e shijshme po kam nje lutje nese keni mundesi me ma spjegu si behet kous kous. Ju falemderit paraprakisht, ju pershendes.

    Pëlqejeni

  4. rezi says:

    Bravo per recetat ideale qe jepni, jam shume shume e kenaqur. Vazhdoni keshtu me receta qe cdo njeri mund ti beje dhe e verteta eshte jeni e vetmja adrese qe kam besim per recetat qe jepni, bravooo

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: