Manti me mish qengji

Manti, eshte nje nga pjatat e para me te njohura te kuzhines turke e cila ngjason me raviolit italiane, vetem se brumi i tyre eshte me elastik dhe mbushja realizohet me mishin e grire te qengjit. Mantit shoqerohen me nje salce paksa pikante te cilen gjithashtu do t’iu servirim me poshte.
Perberesit per 4 persona

Per brumin:

  • 300gr miell
  • 1 veze te rrahur me pak uje
  • 1/2 luge te vogel kripe

Per mbushjen:

  • 1/2kg mish te grire qengji apo vici
  • 1 qepe te vogel te grire
  • majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • piper te zi

Per salcen me kos:

  • 500ml kos te trashe (kos grek)
  • pak qumesht
  • disa pika tabasko
  • 2 luge te vogla spec te kuq te embel (paprika)

Pregatisim brumin per mantit duke vendosur miellin ne tavolinen e punes, i hapim nje grope ne mes ne te cilen shtojme vezen pak te rrahur, kripen dhe mbajme prane vetes nje filxhan uje dhe pak miell. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje perberje e bute, elastike dhe homogjene duke shtuar pak miell apo uje sipas nevojes. Formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme te pushoje larg korrenteve te ajrit (per shembull brenda ne furren e fikur) mbuluar me nje pecete te paster per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim mbushjen: Ne nje ene perziejme mire mishin e grire, qepen e grire holle (apo te kaluar ne mikser), majdanozin e fresket te grire, kripen dhe piperin e zi. E leme ne nje ane mbushjen deri ne momentin qe do te na nevojitet.

Gjate kesaj kohe pregatisim edhe salcen me kos: Ne nje tigan te thelle vendosim kosin te holluar me pak qumesht, shtojme disa pika tabasko dhe 2 luge spec te kuq te embel duke patur kujdes qe salca te mos behet shume pikante. E vendosim ne zjarr te ngadalte duke e perziere derisa salca te ngrohet, por jo te vloje. E leme menjane dhe pregatisim manit.

Advertisements

8 Comments

  1. momo says:

    po shkruani qe ne nje tigan vendosim kosin etj etj,por doja te dija nqs kosi gatuhet apo duhet i ftohte,spo e kuptoj ngaqe po shkruani “ne nje tigan”:)
    Faleminderit per pergjigjen dhe gjithashtu per receten,duket shume e mire..

    Pëlqejeni

  2. momo says:

    po zihet moj natali,”une gatuaj” e ka shpieguar shume mire,zihen ne uje te kripur per pak minuta deri s ate dalin ne siperfaqe etj etj. lexojeni recetm me me kujdes qe ta kuptoni me mire:)

    Pëlqejeni

  3. valbona says:

    me falni por mishi a nuk duhet te gatuhet me pare sepse me pak minuta qe zihet nuk besoj se mbushja brenda arrin te gatuhet sic duhet,dmth a ngelet mishi i gjalle??

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: