Qofte me spinaq

Spinaqi eshte nje nga perimet qe mund te gatuhet ne shume menyra, por sot do te shohim sesi pregatiten qoftet me spinaq. Mund ti servirim si garniture te shoqeruara me mish te kuq apo te bardhe, por gjithashtu edhe si pjate te pare sperkatur me salce domatesh apo salce me djath gorgonxola.
Perberesit per 4 persona

  • 1kg spinaq te fresket (apo te ngrire)
  • 100gr buke te thare
  • 50ml qumesht
  • 3 veze
  • miell
  • galete
  • arre moskate
  • kripe
  • piper
  • vaj per skuqje

Per te pregatitur qoftet me spinaq, si fillim, regjim buken e thare ne qumesht per te pakten 15 minuta.

Nderkohe lajme mire spinaqin dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 10 minuta, e shtrydhim per ti hequr ujin e tepert dhe e presim holle.

Ne nje ene te madhe vendosim buken e shtrydhur mire, spinaqin, 1 veze, pak arre moskate, kripe, piper dhe e perziejme mire derisa masa e qofteve te jete homogjene. Formojme ne kete menyre qofte me madhesi sa nje arre (apo sipas deshires suaj) te cilat i kalojme fillimisht ne miell, me pas ne veze te rrahur e se fundi ne galete dhe i skuqim uniforme per pak minuta ne vaj te nxehte (luledielli apo ulliri).

Per t’i shoqeruar, mund te perdorim salcen e fresket me domate dhe borzilok apo salcen me djath gorgonxola te cilat do ti japin nje shije vertete te vecante.

Reklama

9 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: