
Perberesit per 8 persona
- 500gr peta lazanje te fresketa
- 1l salce beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu
Per mbushjen:
- 2 qepe
- 1 kungulleshke te madhe
- 1 karrote
- 1 patellxhan
- 1 spec te madh
- 2 domate mesatare
- 300gr kerpudha champignon
- 1 luge ullinj te zinj te prera ne copeza
- djath kackavall i grire
- vaj ulliri
- kripe
- piper
- borzilok
Ziejme per 3-4 minuta petet e lazanjes ne nje tenxhere me uje te valuar, kripe dhe nje luge vaj ulliri dhe i vendosim mbi nje pecete per t’i thithur ujin e tepert. Ne rast se ne konfeksionin e lazanjave sugjerohet te mos zihen paraprakisht, mundohemi te pregatisim salcen beshamele dhe mbushjen e lazanjave pak me te lengshme se zakonisht.
Fillojme me pregatitjen e mbushjes duke kaverdisur ne vaj ulliri qepet e grira shume holle (ose te kaluara ne mikser) dhe te gjitha perimet e prera ne kubik te vegjel, pervec ullinjve dhe domateve te cilat i shtojme ne minuten e fundit. E rregullojme perberjen me kripe, piper dhe pak borzilok dhe e gatuajme ne kete menyre derisa te gjitha perimet te zbuten duke shtuar pak uje apo leng perimesh. Shtojme ne fund edhe ullinjte e copetuar imet dhe domatet te kaluara ne mikser duke i perziere te gjitha bashke.
Pregatisim edhe salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu duke respektuar dozen e perberesve ne kete recete.
Lazanja me perime eshte me e mire se ajo me mish,te pakten per mua.Une i hedh dhe nje finok,o zot ,o zot ,sa e mire qe behet.Urime per keto riceta,une ja kam keshilluar edhe mbesave te mija kete sit.
PëlqejeniPëlqejeni
shume e shijshmeeee
PëlqejeniPëlqejeni