Kek me portokall

Keku me portokall eshte nje recete e thjeshte ne pregatitje, por mjaft e shijshme sidomos per ata qe adhurojne shijen e agrumeve. Lengu i portokallit dhe lekura e tij, i japin nje arome te vecante duke e bere kete embelsire te sherbehet fare mire dhe ne ditet e nxehta te veres shoqeruar me pak akullore me vanilje.
Perberesit per nje torte mesatare

  • 180gr miell
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 120gr sheqer
  • 3 veze
  • 4 portokaj
  • 1 bustine pluhur pjekes
  • pak kripe

Si fillim, grijme holle ne rende lekuren e 2 portokajve dhe shtrydhim lengun e te katerve duke i lene menjane.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri gjalpin tashme te zbutur derisa te behet kremoz, shtojme sheqerin dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa caste. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve, duke patur kujdes qe te mos shtojme te verdhen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga perberja. Shtojme lekuren e portokallit, gjysmen e lengut te tij dhe se fundi shtojme edhe miellin dhe pluhurin pjekes duke e perziere mire brumin me nje spatul.

Ne kete moment rrahim me mikser edhe te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase e qendrueshme te cilen ia shtojme brumit te mesiperm.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tortiere te lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim kekun me portokall ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40-45 minuta. Gjithesesi bejme proven e pirunit per te vertetuar qe keku eshte pjekur edhe ne brendesi.

Ne momentin qe torta eshte gati, e nxjerrim nga furra dhe me ndihmen e nje luge e sperkasim me lengun e mbetur te portokallit duke patur kujdes qe ta kete thithur lugen e pare perpara se ti shtojme te dyten. E sherbejme te ftohte

Advertisements

31 Comments

  1. mariola says:

    recetat jane te mbrekullueshme dhe jo te kushtueshme.ju falenderojme per te gjitha keto .ju prsh……dhe vazhdojme te gatuajme.byeeeeee

    Pëlqejeni

  2. Kela says:

    Si nje adhuruese e madhe e gatimit ju falenderoj shume per keto receta kaq te shijshme dhe te sakta.Na e beni punen tone me te thjeshte.Ju faleminderit dhe njehere.

    Pëlqejeni

  3. luan says:

    shume e mire me pelqen shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum e bej vazhdimsht kekun braaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaavvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvva

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: