Perberesit
- 500gr mish qengji (apo brinje)
- 200gr fasule pllaqi (te medhaja)
- 1 qepe te madhe
- 3 luge salce domatesh
- majdanoz
- kripe
- piper
- vaj ulliri
Ziejme fasulet ne uje te kripur ne tenxhere me presion per gjysmen e kohes qe duhen ziere zakonisht (rreth 20 minuta). Nese perdorni tenxhere normale, atehere duhet te dyfishojme kohen e gatimit (40 minuta).
Nderkohe ne nje tigan kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere ne feta, mishin e qengjit dhe ne fund shtojme salcen e domateve duke e perziere mire te gjithe perberjen. Shtojme majdanozin e grire holle, pak uje, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te zieje ne kete menyre per rreth 20-25 minuta ne zjarr mesatar.
Kur fasulet dhe mishi te jene gati, i transferojme ne tave ne te cilen shtojme edhe pak uje, duke i pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-35 minuta derisa masa te rezultoje me pak leng
Kjo recete eshte shume e mire.
PëlqejeniPëlqejeni