Tortë Sharlotë me luleshtrydhe

Torta Sharlote eshte nje nga embelsirat me te vleresuar ne te gjithe boten, e njohur per thjeshtesine e perberesve te saj dhe shijen e pakrahasueshme. Mbi etimologjine e ketij emri egzistojne akoma edhe sot dyshime; me e famshmja supozon se emri derivon nga Mbreteresha Sharlote (1744-1818), gruaja e Xhorxhit III te Mbreterise se Bashkuar, per te cilen u gatua per here te pare kjo embelsire. Ndersa tjetra hedh hipotezen se ishte pikerisht kunata e Aleksandrit I te Prusise e cila e ka “pagezuar” me kete emer: Sharlota e Prusise.

Perberesit

  • 500gr krem maskarpone
  • 500gr luleshtrydhe
  • 250gr biskota savoiardi
  • 170gr sheqer + 2 luge
  • 6 te verdha vezesh
  • lengun e dy portokalleve

Si fillim, vendosim luleshtrydhet te marinohen per rreth 1 ore ne nje ene pasi i kemi prere ne copa te vogla, kemi shtuar lengun e portokallit dhe 2-3 luge sheqer. Lengun qe ato do te leshojne do ta perdorim per te lagur biskotat savoiardi, ndersa luleshtrydhet do t’ia shtojme kremit.

Nderkohe, me ndihmen e nje rrahesi elektrik rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur, shtojme dalengadale kremin maskarpone duke e perziere me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojme se fundi edhe gjysmen e luleshtrydheve te kulluara shume mire nga lengu i tepert (ose mund ti kalojme ne mikser) dhe ne kete menyre kemi perftuar kremin per te mbushur torten Sharlote.

Ne nje forme torte te rrumbullaket me hapje anash, vendosim vertikalisht njeri pas tjetrit biskotat savoiardi te lagura me lengun e luleshtrydheve dhe portokallit, nderkohe qe shtrojme edhe bazen me to.  Hedhim gjysmen e kremit qe pregatitem me siper, therrmojme disa biskota savoiardi ne menyre qe te formohet nje shtrese e holle biskotash, dhe shtojme edhe gjysmen tjeter te kremit. Siperfaqen e dekorojme me luleshtrydhe te fresketa dhe e vendosim torten ne frigorifer per minimumi 12 ore perpara se ta sherbejme. Ne momentin e servirjes e heqim nga tortiera dhe i lidhim nje fjongo rreth e qark per ta bere me terheqese. E sherbejme te ndare ne feta.

*Keshille: Ne vend te shtreses se mesit qe jane biskotat e therrmuara, mund te vendosim edhe nje disk pandispanje. Torta ne kete menyre do te dale me kompakte, por realizimi i saj do te jete me impenjativ

Advertisements

34 Comments

  1. Leonora says:

    Pershendetje. Embelsira duket shume e mire dhe dua ta provoj, por me nevoitet nje shpjegim per “kremin maskarpone”. A ka tjeter emertim per kete lloj kremi? A pergaditet, apo blehet i gatshem? Faleminderit.

    Pëlqejeni

  2. Unë Gatuaj says:

    Herta, kremin maskarpone mund ta gjesh ne supermarket, vecanerisht keta te medhenjte, si psh Merkator, Conad, Euromax. E gjen ne banken e frigoriferit aty tek kosi, pana per embelsira etj.

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      Bardha, kremi maskarpone eshte nje krem i trashe te cilin mund ta gjesh ne tasa prej 250 ose 500gr. Kerko tek banaku i frigoriferit ne supermarket, sepse ruhet ne ambjent te fresket zakonisht.

      Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Albana, taven e rrumbullaket qe hapet anash do ta shtrosh rreth e qarke me biskotat savoiardi vertikalisht. Si baze do te vendosesh serisht keto biskota, por te pershtatura me formen duke i thyer pak me dore nese eshte e nevojshme. Mbi to hedh kremin me luleshtrydhe, nje shtrese tjeter me biskota dhe serisht kremin.

      Pëlqejeni

  3. leo says:

    shum te miraketo receta po a keni ndonje faqe ne internet ku ka receta per tu gatu fmive se nuk jam shum e zonja ne gatimin per fmit jetoj ne angli po te keni mi tregoni qe ti gatuaj flm

    Pëlqejeni

  4. Jona says:

    Luge gjelle sheqer duhen hedhur lengut te portokallit. Dhe ju keni shenuar qe mund te therrmosh biskotat nderkohe qe en foto del nje shtrese tjeter ? Si duhet bere saktesisht?

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: