Pana kota me vanilje

Pana kota eshte nje nga embelsirat me luge me te njohura dhe me te vleresuara kohet e fundit edhe ne vendin tone. Thjeshtesia e perberesve dhe lehtesia me te cilen ajo pregatitet, e bejne te konsumohet vecanerisht ne ditet e nxehta te veres. Provojeni!

Perberesit

  • 500ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
  • 100gr sheqer pluhur
  • 6gr xhelatine pjeshke
  • 1 bustine vanilje

Per te pregatitur pana koten, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.

Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr te ulet, hedhim panen e lengshme, vaniljen dhe sheqerin pluhur derisa masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziere me luge druri derisa te shkrihet plotesisht.

E hedhim perberjen ne nje stampe te madhe apo ne 4 stampa te vogla dhe leme per te pakten 5 ore ne frigorifer derisa pana kota te mpikset.

Ne momentin e servirjes, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te shoqeruar me salce karameli, salce cokollate, salce frutash apo me pak pana te rrahur.

Advertisements

12 Comments

  1. dona says:

    qka eshte 6 gr xhelatin pjeshke…???spe kuptoj qkaa?

    Edhe n`vend t`qesaj gjelatine pjeshke muj me qit xhelatin pluhur ???si shkon procesi em pkhuru

    Pëlqejeni

  2. dona says:

    Ju lutem pres pergjigje me shpejt…dhe si ta gjejm ne markete flete xhelatine pjeshke apo…sepse vetem kto nuk i kuptoj ose ne vend te ketyre fleteve a ben xhelatin pluhur….??????

    Faleminderit:)

    Pëlqejeni

  3. Unë Gatuaj says:

    Dona, te kisha shkruar nje pergjigje por nuk e di pse nuk eshte postuar ne kohe. Gjithesesi xhelatinen e pjeshkes ne flete mund ta gjesh nen firmen Paneangeli, per me shume shiko foton e meposhteme:

    Xhelatinen ne pluhur nuk mund ta perdoresh, pasi kjo lloj xhelatine shperben per t’i dhene shkelqim dhe per te mbuluar torta apo fruta te ndryshme, ndersa xhelatina e pjeshkes si flete, sherben per te dendesuar qofte pjata te embla apo te kripura.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: