Burani me spinaq (Spanakorizo)

Burania me spinaq eshte nje pjate tradicionale e kuzhines vegjetariane greke e cila konsumohet vecanerisht ne stinen e veres. Mund te pregatitet me mish (psh mish pule) apo pa mish, qe eshte pikerisht receta qe po iu paraqesim me poshte:
Perberesit

  • 300gr oriz kokerrgjate
  • 500ml uje
  • 1kg spinaq i fresket
  • 2 qepe te njoma
  • 2 thelpinje hudher
  • majdanoz
  • koper
  • kripe
  • vaj ulliri

Si fillim, pastrojme dhe lajme shume mire spinaqin nen uje te rrjedhshem, e presim holle dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 5-10 minuta.

Ne nje tenxhere, kaverdisim ne vaj ulliri qepet e njoma te prera holle per rreth 5 minuta, shtojme thelpinjte e hudhres te grira, orizin dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Shtojme edhe uje derisa e gjithe masa te mbulohet, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme edhe spinaqin e kulluar dhe vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert dhe perberja te rezultoje me pak leng. E rregullojme ne fund me pak koper dhe majdanoz te grire holle dhe e servirim.

*Keshille: Sipas deshires, buranin me spinaq mund ta shoqerojme me pak djath feta te grire ne siperfaqe apo me limon.

2 mendime mbi “Burani me spinaq (Spanakorizo)

  1. Ushqimet me perime jeshila me japin nje kenaqsi dhe i perdor shpesh ne meny te ndryshme dhe keto menu i gjej ne arkive te mbrekullueshme ne nje faqe fantastike qe quhet UNE GATUAJ-NJE BOTE ME RECETA ,FANTASTIKE ,URIME

    Pëlqejeni

  2. Aman more Zot ne kemi bere gjithe jeten burani me spinaq e tani na doli qe qenka greke. Edhe sallates se fshatit pas viteve 90te i thoni sallate greke. Fare eshte ky nivel inferioriteti qe keni? Kete jane gatime te perbashketa ballkanike dhe s’ka asnje burim qe jane greke.Kjo fare mire mund te jete nje gatim tersisht shqiptar.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Lola Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.