Keku me cokollate eshte nje recete klasike mjaft e pelqyer nga adhuruesit e cokollates, por jo vetem. Mund te shoqerohet mbasdite me nje filxhan kafe, kakao ose caj apo ne mengjes me nje gote qumesht.
Perberesit per 1 tortiere 22-24cm
- 200gr miell
- 200gr gjalp ne temperature ambjenti
- 5 veze ne temperature ambjenti
- 200gr sheqer
- 100gr cokollate e zeze (minimumi 50% kakao)
- 50gr kakao pluhur
- 50ml qumesht ne temperature ambjenti
- 8gr pluhur pjekes (rreth 1/2 bustine)
- pak kripe
Per pregatitjen e kekut me cokollate, shkrijme fillimisht copezat e cokollates ne banjomari ose ne mikrovale dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.
Rrahim me ndihmen e rrahesit elektrik gjalpin e ndare ne copa derisa te formohet nje lloj kremi, me pas shtojme sheqerin duke vazhduar rrahjen ne menyre qe dy perberesit te bashkohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje vezet gjithmone duke e rrahur perberjen, por duke patur kujdes te mos shtojme vezen pasardhese nesa ajo paraardhese nuk eshte thithur plotesisht nga masa.
Shtojme edhe cokollaten e shkrire duke e perziere me spatul ose luge druri dhe pak kripe.
Ne nje ene te vecante bashkojme miellin e situr, kakaon pluhur dhe pluhurin pjekes duke ia shtuar me pas perberjes se mesiperme. Shtojme se fundi edhe qumeshtin duke perftuar keshtu brumin e kekut me cokollate; homogjen dhe te bute.
Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tortiere te rrumbullaket me diameter 22-24cm ne te cilen hedhim brumin duke e niveluar ne siperfaqe. E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore duke bere ne fund proven e pirunit.
E leme te ftohet perpara se ta heqim nga tortiera, dhe e sherbejme te sperkatur me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.
ju lutem me tregoni cka eshte pluhure pjekes se di?
PëlqejeniPëlqejeni
Eshte si tip sode, ne anglisht “baking powder”.
PëlqejeniPëlqejeni
a mund te perdortet edhe soda per buke ne vend te kesaj sode
PëlqejeniPëlqejeni
@Jeta, une nuk e kam provuar asnjehere me sode buke, normalisht duhet te fryhet, por shija e sodes do ndihet pak. Nese e provon, na thuaj sesi doli 😉
PëlqejeniPëlqejeni
amuni mu pergjigj se qka eshte pluheri pjekes pirgjigju ma mir se nuk po kuptoj
PëlqejeniPëlqejeni
Ela po mund ti lexosh komentet e mesiperme,aty e ke te shpieguar se cfare eshte pluhuri pjekes;)
PëlqejeniPëlqejeni
receta del mjaft mire. Keku megjithate eshte shume i thermueshem, e duhet ngrene me pirun.
Ai pluhuri pjekes, ka si perberje kryesore sode buke, dhe pak niseshte. Nganjehere ka edhe vanilje. Mund te behet shume mire me sode buke.
Sugjeroj qe fjalen pluhur pjekes, ta ndryshoni, sepse s’eshte me shume sesa sode buke.
PëlqejeniPëlqejeni
dUHET PERDORUR MBEJKONPUDER OSE SODE GJERMANE PA ERE E SHUJE FARE DHE ESHTE SPECIALE VETEM SHIJE QOKOLLATE
PëlqejeniPëlqejeni
C’eshte banjomari?
PëlqejeniPëlqejeni
Eshte nje recete shume e thjeshte dhe e shijshme.
PëlqejeniPëlqejeni
Po sikur te mos ia hedhim pluhurin pjekes?
PëlqejeniPëlqejeni
@Klara, keku nuk mund te fryhet nese nuk i hedh pluhurin pjekes, keshtu qe eshte i domosdoshem.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e shijshme dhe e mire aaaaaaaaaaa me knaqi.
PëlqejeniPëlqejeni
Cfare eshte BANJOMARI ? Ju falemderit
PëlqejeniPëlqejeni
@Hatixhe, banjomaria eshte nje menyre gatimi ne te cilen merren dy tenxhere, njera me e madhe se tjetra ne menyre qe te hyjne tek njera tjetra. Ne ate me te madhen vendos ujin qe zjen e ne ate me te voglen, perberesin qe deshiron te shkrish ose te gatuash, psh çokollaten.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e mire flm shume per keto receta kaq te mira.
PëlqejeniPëlqejeni
Me pelqejn shum keto receta flm shum jeni 1
PëlqejeniPëlqejeni
Recet e shijshme me pelqen shume
PëlqejeniPëlqejeni
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee sa e mire
PëlqejeniPëlqejeni
Mua me del super,ky kek,e bej si ne dimer dhe ne vere.urime
PëlqejeniPëlqejeni
Eeeeeeee
PëlqejeniPëlqejeni
Eshte nje recete e shkelqyer!!!! Na pelqeu jashtezakonisht shume familjarisht nuk nguroj t ia mesoj cdo te afermi qe njoh. Ju falenderoj per recetat e mrekullueshme!!
P.s e dashur Ela pluhuri pjekes eshte pak a shume si soda por eshte per embelsira. E gjen ne cdo market te paketuar me emrin baking powder ose baking soda
PëlqejeniPëlqejeni
@Eljona, te falenderoj shume per fjalet e mira 🙂
PëlqejeniPëlqejeni