Biskota me mjaltë dhe arra (melomakarona)

Melomakaronat jane biskota tradicionale greke me arra dhe mjalte te cilat pregatiten vecanerisht me rastin e festes se Krishtlindjes. Nese deshironi te realizoni nje dreke apo darke me receta tradicionale te ketij vendi, sigurisht qe kjo embelsire nuk duhet te mungoje ne fund te vaktit tuaj!

Perberesit per rreth 25 biskota Per brumin

  • 300gr miell
  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 75gr sheqer pluhur
  • 160ml vaj ulliri i cilesise me te mire
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • 1/2  luge te vogel karafil pluhur
  • 1/4 luge te vogel arre moskate
  • 1 luge gjelle konjak
  • lengun e 1 portokalli

Per sherbetin

  • 1/2 filxhani uje
  • 1/2 filxhani sheqer
  • 6 luge gjelle mjalt
  • me pak se 1/2 filxhani leng limoni (hiqni 1 luge gjelle)

Per zbukurim

  • 3 luge gjelle arra te prera ne copeza te vogla
  • 1 luge te vogel gjalp
  • 1 luge te vogel kanelle

Pregatitja e brumit: Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e mikserit elektrik gjalpin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur derisa te perftojme nje perberje me ngjyre te hapur. Shtojme lengun e portokallit, arren moskate, karafilin pluhur dhe konjakun duke vazhduar perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme se fundi edhe miellin dhe pluhurin pjekes duke e perziere te gjithe brumin me dore derisa masa e formuar te jete homogjene dhe e lidhur (shtojme edhe pak miell nese eshte e nevojshme). Marrim copa te vogla nga brumi te cilave i japim formen ovale ose te rrumbullaket dhe i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180° C per 20-25 minuta apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I leme te ftohen dhe pregatisim shurupin:

Vendosim ne nje tenxhere ose tigan te thelle ujin, sheqerin, mjaltin dhe lengun e limonit duke i perziere ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.

Pregatisim edhe masen me arra duke bashkuar ne nje ene te vogel arrat e grira holle, pak gjalp, kanellen dhe 2 luge gjelle nga shurupi i mesiperm.

Kur biskotat te jene ftohur, i zhysim nga dy ose tre ne sherbet me ndihmen e nje luge me vrima, i leme per 10-20 sekonda dhe i nxjerrim menjehere duke i sperkatur me perberjen me arra. I vendosim ne nje pjate derisa te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejm

Advertisements

14 Comments

  1. I paemër says:

    pershendetje.sot une bera njeren nga recat tuaja dhe fatkeqesish nuk me doki fare sipas figures tuaj .une bera biskotat me mjalt dhe arra .cdogje ne gramaturen e recetes tuaj fie e per pe.mos ka ndonje sekret tjeter?

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Emi, pluhuri pjekes sherben per fryrjen e embelsirave ne momentin qe piqen ne furre, pra pa patur nevoje qe te vijne fillimisht si psh me majane e birres. Ne angl e gjen me emrin Baking Powder, ndersa ne Shqiperi ka ne cdo supermarkete.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: