Eskallop viçi me limon

Eskallopi me limon, eshte nje pjate e dyte e thjeshte ne pregatitje dhe e perkryer per stinen e veres, per shkak te freskise qe i jep limoni. Megjithese kerkon pak kohe per tu realizuar, duhet patur kujdes qe mishi te jete i nje cilesie shume te mire dhe me pak yndyre; ne kete menyre gjate gatimit ajo do te shkrije dhe do ti jape pjates nje shije sublime.
Perberesit

  • 8 feta mish vici (ose 4 nese jane te medha)
  • 300ml leng mishi (ose perimesh)
  • 1 luge niseshte, miell patatesh
  • 1 limon
  • miell per lyerje
  • vaj ulliri
  • pak majdanoz te grire
  • kripe
  • piper te bardhe

Per pregatitjen e kesaj recete, fillimisht rrahim lehtesisht fetat e mishit te vicit, i lyejme me miell dhe i skuqim ne vaj ulliri per pak minuta nga te dyja anet derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje ene me kapak ne te cilen mund ti mbajme te ngrohta.

Nderkohe, shkrijme ne lengun ne temperature ambjenti te mishit ose te perimeve niseshten dhe e hedhim ne tiganin ku skuqem mishin. E cojme ne zierje ne zjarr mesatar dhe shtojme lengun e limonit dhe lekuren e tij te grire holle duke pritur qe salca te trashet. E rregullojme me kripe, piper dhe majdanoz te grire dhe shtojme se fundi edhe fetat e mishit duke i lene keshtu te gatuhet per rreth 5 minuta ne menyre qe te marrin shijen e limonit. I servirim ne pjate shoqeruar me feta limoni te holla.

*Keshille: Ne vend te fetave te mishit te vicit, mund te perdorim edhe filetot e pules te cilat kane nje shije me delikate.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: