Nuk ka asgje me te shijshme sesa nje prevedè me molle per te shoqeruar akulloren apo ndonje embelsire tjeter te fresket! Sasia e sheqerit ne kete recete eshte thjesht rekomanduese; mund te shtoni me shume ose me pak ne varesi te embelsise se molleve apo preferencave personale.
Perberesit
- 1kg molle te nje cilesie shume te mire (Golden, Smith etj)
- 60gr sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
- 50gr sheqer te bardhe
- 250ml uje
- lengun e 1 limoni
- lekuren e 1/2 limoni (2-3 shirita)
- 1 shkop te vogel kanelle
- 1/2 luge te vogel kripe
Vendosim ne nje tenxhere te madhe mollet te cilat i kemi qeruar, i kemi hequr zemren dhe i kemi ndare ne kater pjese bashke me te gjithe perberesit e tjere dhe i ziejme per rreth 20-30 minuta.
E heqim nga zjarri, eleminojme shkopin e kanelles dhe lekurat e limonit dhe e kalojme te gjithe perberjen tjeter ne mikser per ta reduktuar ne purè.
E sherbejme prevedene me molle shoqeruar me akullore me vanilje apo me kos dhe mund ta ruajme ne akull per me shume se 1 vit.