Gjalpë i qartësuar

Gjalpi i qartesuar nuk eshte gje tjeter vetem se yndyra e gjalpit e cila perftohet duke hequr ujin (18% e gjalpit) dhe proteinat e qumeshtit (2% e gjalpit) me ane te nxehtesise. Per shkak te vlerave te tij ushqimore, perdoret shume ne kuzhinat nderkombetare si ne ate Franceze, ne te cilen quhet “beurre noisette”, apo ne ate Indiane qe merr emrin “ghee”. Kjo lloj yndyre perdoret me shume per skuqjen e ushqimeve, pasi ka nje temperature shume me te larte djegie (190.5°C), ndryshe nga gjalpi normal i cili per shkak te proteinave te qumeshtit digjet ne nje temperature me te ulet (176.6°C). Ja menyra sesi perftohet gjalpi i qartesuar:

Si fillim, gjalpi qe do te perdorim duhet te jete pa kripe dhe mundesisht jo i perziere me margarine (sic gjendet gjeresisht ne treg). E vendosim gjalpin te shkrije ne zjarr te ulet ne banjomari pa e perziere per asnje moment. Me kalimin e kohes, ai do te formoje nje shkume te bardhe ne siperfaqe te cilen e eleminojme me ndihmen e nje luge apo te nje heqese shkume. Koha e pregatitjes se yndyres varion nga sasia e gjalpit, por zakonisht nevojiten 60-90 minuta per rreth 1/2kg gjalp. Gjate kesaj kohe uji avullon dhe proteinat e qumeshtit bien poshte duke formuar nje perberje te bardhe te cilen do ta eleminojme. Kur yndyra te rezultoje transparente, e kullojme me kujdes me ndihmen e nje garze te paster duke patur shume kujdes te mos kalojme ne te perberjen e bardhe. E leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe e vendosim ne frigorifer per ta perdorur kur na nevojitet. Gjalpi i qartesuar mund te ruhet per nje kohe me te gjate ne frigorifer pasi nuk permban uje dhe proteina shtazore te cilat pershpejtojne kohen e konsumit te ti

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: