Supë me perime verore

Supa me perime eshte nje zgjidhje ideale per ditet e nxehta te veres, pasi mund te konsumohet si ne temperature ambjenti ashtu dhe e ftohte. Mund te shtoni te gjitha llojet e perimeve qe deshironi apo qe ju gjenden ne frigorifer; ne kete menyre do te merrni te gjitha vitaminat dhe kriperat minerale qe trupi juaj ka humbur gjate dites!
Perberesit

  • 200gr makarona per supe
  • 2-3  patate
  • 2-3 kungulleshka
  • 2 qepe te kuqe (ose te verdha)
  • 3-4 karrota
  • 3 domate mesatare
  • 3 dege selino
  • 200gr bishtaja
  • 2 thelpi hudher
  • 2 kubik koncentrate perimesh
  • 4 luge djath kackavall te grire (fakultativ)
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme mire dhe qerojme te gjitha perimet (pervec kungulleshkave) duke i prere ne kubik jo shume te vegjel, por me forme te rregullt, ndersa qepen dhe hudhren i presim holle ose i kalojme ne mikser.

Ne nje tenxhere te thelle kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepen, hudhren dhe selinon per disa minuta. Shtojme me pas te gjitha perimet e tjera, i mbulojme me uje te ftohte, therrmojme ne te kubiket e koncentrates se perimeve dhe i leme te ziejne per rreth 30-40 minuta derisa te zbuten (koha e zierjes varet nga madhesia e copave te perimeve), por jo te shperbehen plotesisht. Shtojme se fundi edhe makaronat per supe dhe i leme te ziejne per kohen e treguar ne konfeksion.

E heqim supen nga zjarri, e rregullojme me pak kripe dhe piper nese eshte e nevojshme dhe e sherbejme neper pjata duke e sperkatur sipas deshires me pak djath kackavall ne siperfaqe dhe duke e zbukuruar me ndonje gjethe borzilok.

*Keshille: Nje menyre tjeter per te shijuar supen me perime do te ishte te kalonim gjysmen e perimeve ne mikser duke formuar nje “krem perimesh” te cilen me pas ia shtojme supes

Reklama

5 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: