Krostatë me fruta pylli

Krostata me fruta pylli eshte nje embelsire shume e shijshme dhe teper elegante ne paraqitje e cila kombinon shijen delikate te frutave te pyllit, me ate te kremit te pasticerise dhe brumit te shkrifet. Koha e pregatitjes se saj do te reduktohet ndjeshem nese brumin e shkrifet e blini te gatshem (te ngrire).

Perberesit per nje krostate me diameter rreth 24cm …per brumin e shkrifet

  • 250gr miell
  • 150gr gjalp
  • 100gr sheqer pluhur
  • 2 te verdha vezesh
  • lekuren e 1 limoni biologjik (ose 1/2 bustine vanilje)
  • pak kripe

…per kremin e pastiçerise

  • 400ml qumesht
  • 50gr miell
  • 60gr sheqer
  • 3 te verdha vezesh
  • lekuren e 1 portokalli biologjik (ose 1 bustine vanilje)

…per zbukurim

  • 400-450gr fruta pylli te fresketa ose te ngrira
  • 1 bustine xhelatine per torta (te tipit tortagel)

…tjeter

  • fasule te thata per pjekje
  • 1 te bardhe veze per lyerje

Pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes sone te cilen do ta gjeni ketu dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti duke e mbuluar me leter celofoni. Pregatisim edhe brumin e shkrifet sipas recetes qe do ta gjeni ketu dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten gjysme ore. Ne te dyja rastet duhet te respektojme sasine e perberesve te treguar ne kete recete.

Pasi te kete kaluar koha e qendrimit ne frigorifer, e hapim brumin e shkrifet mbi tavolinen e punes te lyer me pak miell me nje trashesi rreth 1cm dhe veshim me te nje tave per krostate te cilen e kemi lyer fillimisht me gjalp dhe miell. Me dhembet e nje piruni çpojme siperfaqen e brumit, e mbulojme me leter furre, shtojme siper edhe fasulet e thata dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, pa lejuar qe te marre ngjyre. E nxjerrim nga furra, eleminojme fasulet dhe e leme bazen e krostates te ftohet ne temperature ambjenti. Kur te jete ftohur, heqim letren e furres dhe e vendosim bazen mbi nje pjate te madhe ne te cilen do ta servirni. Vazhdojme me mbushjen e krostates:

lyejme siperfaqen me nje te bardhe veze te rrahur lehte te cilen e leme te thahet. E mbushim bazen me kremin e pasticerise tashme te ftohur plotesisht duke i shtuar siper edhe frutat e pyllit. Pregatisim xhelatinen duke ndjekur udhezimet qe tregohen ne konfeksion dhe lyejme me te frutat e pyllit me ndihmen e nje furce. E vendosim krostaten ne frigorifer deri ne momentin e servirjes duke e mbuluar me leter celofoni.

*Keshille: Nese per kete recete perdorni fruta pylli te ngrira, duhet t’i vendosni fillimisht ne nje kullojese per te eleminuar ujin e tepert ne menyre qe krostata te mos rezultoje e lengeshme.
Gjithashtu, ne vend te xhelatines mund ta sperkasni krostaten me pak sheqer pluhur.

Advertisements

3 Comments

  1. Ana says:

    Komplimente per recetat fantastike qe publikoni! Kuriozitet: Kokrrat e fasules, perse perdoren gjate pjekjes? Ju lutem me ktheni pergjigje! Faleminderit!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: