Komposto pjeshke

Komposto e pjeshkeve eshte nje shoqeruese ideale e akullores apo kremerave te ndryshem (per shembull pana kota, bavareze me pjeshke etj) dhe muajt korrik-gusht jane me te pershtatshmit per pregatitjen e tyre. Kjo per arsye se tani pjeshket kushtojne me pak, jane te verdha, te forta dhe me arome te kendeshme.

Perberesit per dy kavanoza nga 500ml

  • 1kg pjeshke te verdha dhe te pjekura mire
  • 1l uje
  • 400gr sheqer
  • lengun e 2 limonave

Lajme pjeshket nen uje te rrjedhshem, i qerojme, i ndajme ne dy pjese duke i hequr berthamen, i kalojme ne lengun e limonit dhe i vendosim ne kavanozat e sterilizuar (per menyren e sterilizimit klikoni ketu).

Nderkohe pregatisim shurupin duke ziere per 10-15 minuta ujin me sheqerin derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht. Kur te jete gati, e hedhim mbi pjeshket ne kavanoza duke lene 3-4cm hapesire nga kapaku, i tundim pakez kavanozat ne menyre qe te eleminohen flluskat e ajrit, i mbyllim ne menyre hermetike dhe i kthejme permbyse mbi nje platforme druri derisa te ftohen plotesisht.

Pasi kavanozat jane ftohur, i mbeshtjellim me nje pecete kuzhine (ne menyre qe gjate zierjes mos te thyhen duke u takuar me njeri tjetrin) dhe i ziejme per 30-45 minuta brenda nje tenxhere me uje duke patur kujdes qe kavanozat te jene zhytur plotesisht ne uje.Fikim zjarrin dhe i leme te ftohen ne tenxhere. Me pas i nxjerrim nga uji, i thajme, i vendosim nje etikete dhe i veme ne nje vend te erret, por te fresket. Komposto me pjeshke duhet konsumuar nje muaj pas pregatitjes duke e ruajtur me pas ne frigorifer.

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: