Perberesit
- 1 tufe sallate jeshile (ose sallate ajsberg), rukola apo cdo lloj sallate tjeter
- 3 karrota mesatare
- 100gr djath parmixhano ose grana ne nje cope te vetme (ose djath kackavall)
- 4 feta te holla buke te bardhe
- vaj ulliri
- uthull balsamike
- 1 tufe majdanoz te fresket
- kripe
- piper
Lajme mire dhe thajme gjethet e sallates jeshile, i presim ne fije te holla dhe i vendosim ne nje tas te thelle ku do te pregatisim sallaten. Me ndihmen e qerueses se patateve, presim karrotat ne shirita te holle, dhe te njejten gje bejme edhe me djathin parmixhano.
Presim holle majdanozin te cilin e vendosim ne nje ene te vogel bashke me vajin e ullirit, uthullen balsamike, pak kripe dhe piper, i perziejme mire dhe i leme disa minuta te pushojne ne temperature ambjenti.
Marrim fetat e holla te bukes, i heqim koren e forte dhe i presim ne kubik te vegjel te cilet i skuqim nga te dyja anet ne 2-3 luge vaj ulliri (ose gjalp). Kur te jene skuqur, i vendosim mbi nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine per t’i thithur vajin e tepert.
Se fundi, i bashkojme te gjithe perberesit ne tasin e sallates, i perziejme me kujdes dhe ne fund shtojme edhe copezat e bukes te skuqura. E sherbejme menjehere.
*Keshille: Nese doni qe sallata te jete me e lehte nga pikepamja kalorike, mund ti thekni per disa minuta ne furre copat e bukes ne vend qe ti skuqni. Gjithashtu per ta bere pjaten me te shijshme, provoni te shtoni edhe disa copeza fileto pule te pjekura!