Torta e dukeshës

(foto marre nga giallozafferano.it)

Torta e dukeshes eshte nje embelsire e ftohte e cila ne lashtesi u servirej pikerisht kesaj kategorie njerezish. E pregatitur per minimumi gjashte persona, perberesit kryesor te saj jane biskotat savoiardi, kremi maskarpone, cokollata, kakao dhe bajamet; ideale per keto dite te nxehta vere!
Perberesit nje forme plumcake me gjatesi 24cm

  • 400gr biskota savoiardi
  • 250gr krem maskarpone
  • 2 veze
  • 30gr cokollate te zeze
  • 20gr kakao te hidhur
  • 1 filxhan caji kafe ekspres (ose moka)
  • 80gr sheqer + 2-3 luge per te sheqerosur kafen
  • arome rumi
  • 30gr bajame
  • 1 bustine vanilje

Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme kremin maskarpone dhe vazhdojme perzierjen derisa masa e formuar te rezultoje pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe kur masa te jete e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme duke i  perziere ngadale me ndihmen e nje spatule nga poshte lart. Kremin e formuar e ndajme ne dy pjese, ku ne njeren shtojme cokollaten e prere ne copeza te vogla, dhe ne tjetren kakaon pluhur dhe bajamet e therrmuara.

Pregatisim kafen ekspres apo me moka ne te cilen shtojme 2-3 luge sheqer (sipas deshires) dhe aromen e rumit.

Veshim nje forme plumcake me leter furre dhe shtrojme ne te biskotat savoiardi te cilat fillimisht i kemi kaluar ne kafe. Shtojme kremin me kakao, siper tij kremin me copeza cokollate dhe e mbulojme serisht me biskotat e lyera ne kafe. E vendosim ne kete menyre embelsiren ne akull per te pakten 2 apo 3 ore, dhe e nxjerrim nga akulli rreth 2 ore perpara se ta servirim ne menyre qe te zbutet pak. E presim ne feta dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kakao pluhur apo copeza bajamesh.

*Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisim edhe ne kupa te vecanta duke ndjekur egzaktesisht proceduren me siper.
Nese ia servirim edhe femijeve, mund te zevendesojme kafen me qumesht me ose pa kakao (psh Nesquick) i cili nuk do te jete i demshem per ta.

Advertisements

12 Comments

  1. Loqkkaa says:

    deshiroj ta provoj kete recet por do te doja ta di qfare shijee ka e embel apo qfaree e kaa se ktu po thot qe pak sheqer ska edhe aq shum ju lutem me tregonii

    Pëlqejeni

  2. shela says:

    Ju falenenderoj shume per recetat e mrekullueshme qe na jepni vazhdimisht. Desha te pasuroja gatimin tim te sallatrave te cilat jane te kombinuara me zarzavate dhe fruta.
    Komplimente edhe nje here.

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Djana, kremi maskarpone eshte nje lloj kremi me i trashe se pana per embelsira dhe i pasheqerosur qe perdoret ne embelsira te ndryshme, nga te cilat edhe ne tiramisu e torta e dukeshes. Mund ta gjesh ne supermarket ne banakun frigoriferik.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: