Sallatë me fasule të kuqe

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Sallate me fasule te kuqeSallata me fasule te kuqe eshte nje pjate e thjeshte dhe e shpejte sidomos nese perdorim fasule te ziera te gatshme. Perveçse si sallate, mund te sherbeje edhe si garniture per shume pjata te tjera me baze mishi te kuq.

Perberesit

  • 350gr fasule te kuqe te thata (ose 600gr fasule te ziera)
  • 1 qepe te kuqe, te prere ne feta
  • 1-2 dege selino, te prere holle
  • 1 luge te vogel hudher pluhur
  • 1 gote uthull vere te kuqe
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1-2 dege trumez te fresket
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Sallate me fasule te kuqe1Vendosim fasulet te zbuten ne nje ene me uje te ftohte dhe me 1 luge sode buke per gjithe naten. Diten tjeter i shplajme mire dhe i ziejme ne uje pa kripe per 40-50 minuta. Kur te jene gati, i kullojme dhe i hedhim ne nje tas te thelle. Nese perdorim fasule te gatshme, thjesht i kullojme ujin e konservimit.

Vendosim qepen e kuqe ne nje ene bashke me uthullen e veres dhe 1 gote uje te ftohte duke e lene ne kete menyre per rreth gjysme ore, me pas e kullojme dhe ia shtojme fasuleve. Ky proçes sherben per te eleminuar shijen djegese te qepes duke e bere me te embel.

Shtojme edhe fetat e selinose, e rregullojme sallaten me kripe, piper te zi te sapobluar, hudher te thate, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe trumez te fresket. E perziejme mire dhe e sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethe trumez.

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: