Pula me patate mund te jete kombinimi me perfekt qe egziston midis mishit dhe nje garniture, per kete arsye gjen vend te perhershem ne tavolinat tona. Por sot, po ju rekomandojme nje menyre tjeter po aq te shijshme te gatimit te saj:
Perberesit
- 1 pule rreth 1kg te ndare ne copa
- 1kg patate
- 1 qepe mesatare
- 300ml vere te bardhe
- 1 koncentrate pule
- 2 thelpinj hudher
- 2-3 gjethe dafine
- 2 dege rozmarine
- pak trumez
- vaj ulliri
Per pregatitjen e kesaj recete, fillimisht lajme nen uje te rrjedhshem copat e pules dhe i thajme me nje pecete kuzhine. Qerojme dhe pastrojme gjithashtu edhe qepen dhe thelpinjte e hudhrave, ndersa patatet e qeruara i presim ne kubik.
Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen e ndare ne kater pjese dhe hudhren e grire holle, shtojme copat e pules, te gjitha erezat me siper dhe e leme ne kete menyre disa minuta derisa te marre ngjyre.
Nderkohe shkrijme koncentraten e pules ne rreth 1/2 liter uje te ngrohte dhe ia hedhim pak nga pak pules qe kemi ne tigan per rreth 15 minuta derisa te gatuhet. E shuajme te gjitha perberjen me vere te bardhe ne zjarr te forte dhe vetem pasi vera te avulloje plotesisht shtojme patatet. Vazhdojme gatimin per 10 minuta te tjera me kapak te mbyllur dhe me pas per 10 minutat e fundit me kapak te hapur. Nuk duhet te harrojme te shtojme uje te nxehte here pas here qe patatet te zbuten.
Ne minutat e fundit e ngreme pak zjarrin ne menyre qe te avulloje i gjithe uji i tepert dhe pula me patatet te marrin ngjyre. E servirim te ngrohte ne pjate.
*Keshille: Kjo recete pregatitet identikisht ne te njejten menyre edhe me mishin e lepurit te ndare ne copeza. Por, duke qene se ky i fundit eshte me i forte, duhet ta leme te gatuhet rreth 15 minuta me shume se koha e parashikuar ne receten e mesiperme.
shume e mire….
PëlqejeniPëlqejeni
me pelqeu shum do e boj prap
PëlqejeniPëlqejeni