Mafins me copëza çokollate

Mafin me copeza çokollate1

Mafin, nuk jane gje tjeter vetem se kek te vegjel te embel apo te kripur te kuzhines amerikane. Sot po iu propozojme ato me copeza cokollate te cilet jane ideal per te kompletuar nje mengjes te shendetshem.

Perberesit per 12 mafin

  • 400gr miell
  • 200gr sheqer
  • 200ml qumesht
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100gr cokollate te zeze
  • 3 veze
  • 1 bustine vanilje
  • 1 bustine pluhur pjekes
  • 1/2luge e vogel sode buke
  • pak kripe

Rrahim per disa minuta me ndihmen e nje mikseri gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze. Shtojme nje nga nje vezet duke patur kujdes te mos hedhim vezen e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga masa me gjalp dhe sheqer. Duke vazhduar rrahjen shtojme dalengadale qumeshtin e vaket derisa e gjithe perberja te rezultoje homogjene.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, pluhurin pjekes, soden e bukes, vaniljen dhe pak kripe, te cilat ia shtojme mases se mesiperme derisa brumi te rezultoje pa kokerriza. Se fundi, shtojme edhe cokollaten e prere ne copeza te vogla duke e perziere mire.

Me brumin e perftuar, mbushim stampat per mafins te cilat i kemi lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe i vendosim per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20-25 minuta derisa te fryhen dhe te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Pasi jane pjekur, i leme akoma edhe per 5 minuta ne furre me deren hapur, me pas i nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.

*Keshille: Ne vend te cokollates se zeze, mafins mund te pregatiten edhe me cokollate me qumesht, te bardhe apo te gjitha llojet qe deshironi. Gjithashtu per ti dhene nje shije akoma me te vecante, mund ti shtojme pak krem uiski perberjes i cili shkon jashtezakonisht me cokollaten. Provoni gjithashtu edhe me lengun e 1 portokalli!

Advertisements

11 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Eva, sepse duke qene se receta ka ne brendesine e saj copeza te vogla cokollate, soda e bukes, ndryshe nga pluhuri pjekes, e lejon fryrjen edhe ne prani te ketyre perberesve. Eshte e domosdoshme.

      Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Emi, pluhuri pjekes sherben per te fryre brumin ne momentin qe ai eshte duke u pjekur, pra pa e lene te vije ashtu si me majane e birres. Peciva mbase eshte ndonje marke, por qe une nuk e kam degjuar ndonjehere!

      Pëlqejeni

    • Elmonda says:

      Pershendetje! Do te deshiroja te ishit pak me korrekte me lexuesit e rubrikes suaj! Nese behet nje pyetje, behet jo per qef….por per nje pergjigje dhe korrektesi te recetave tuaj….

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: