Byrek me presh dhe qumësht

Edhe pse origjina e byrekut eshte Turke, mund te themi se ky gatim identifikon vendin tone nga veriu deri ne jug. Sot po iu paraqesim byrekut me presh dhe qumesht i cili ka nje shije tejet te vecante dhe karakteristike.

Perberesit per 1 byrek mesatar
…per brumin

  • 1/2kg miell i forte (me shume gluten)
  • 300ml uje
  • kripe

…per mbushjen

  • 1kg presh
  • 200ml qumesht
  • 1 veze
  • kripe
  • piper i kuq
  • pak vaj luledielli
  • pak vaj ulliri

Pregatisim si fillim mbushjen me presh te cilen do te leme te ftohet gjate kohes qe do te hapim petet e byrekut:

Lajme dhe qerojme preshin, e presim ne rrota jo shume te holla dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur duke e perziere here pas here. E leme ne kete menyre derisa te zbutet plotesisht (rreth 15 minuta), me pas shtojme qumeshtin dhe e gatuajm edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert. E heqim nga zjarri, shtojme nje veze te rrahur, kripe, piper, e perziejme mire dhe e leme te ftohet.

Nderkohe pregatisim brumin e byrekut:

Ne tavolinen e punes hedhim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme ujin dhe pak kripe. E perziejme mire derisa te formohet nje brum i forte te cilin e punojme me dore per rreth 10 minuta. Pas kesaj, e vendosim te pushoje ne nje vend larg korenteve te ajrit te mbuluar me nje pecete te paster per 20-30 minuta.

Hapim petet nje nga nje ne tavolinen e sperkatur me pak miell dhe i shtrojme ne taven e lyer me pak vaj. Byrekun e formojme duke shtruar gjysmen e peteve, me pas hedhim mbushjen dhe e mbulojme me gjysmen tjeter te peteve. Sperkasim siperfaqen me pak vaj, i mbeshtjellim anet e byrekut nga brenda dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme te prere ne feta me nje gote kos

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: