Tavë Krapi Shkodrane

tave krapiTava e Krapit eshte nje pjate tradicionale peshku e qytetit te Shkodres, e cila ruhet me fanatizem nga qytetaret e tij. Origjina e kesaj recete daton qe me lindjen e pazarit te Shkodres ku guzhinieret e asaj kohe (akshijte sic quheshin atehere) e perpunuan peshkun derisa  perftuan kete gatim te shijshem. Pikerisht ne kete periudhe, nese krapi servirej ne tavoline per te ftuarit, koka e tij i ofrohej mikut kryesor te shtepise ne shenje respekti, dhe shpesh here beheshin pazare per nderrimin e saj me ditar toke.
Koha me e mire per te gatuar krapin eshte maj-qershor, atehere kur krapi (preferohet te jete mashkull) arrin 4-5kg madhesi dhe serviret per rreth 8 persona.

Perberesit

  • nje krap te fresket 4-5kg
  • 1kg domate shume te pjekura ose salce
  • 1.5kg qepe
  • 400gr hudhra
  • 1/2l uthull rrushi te kuqe
  • nje cope pistil
  • 6-7 gjethe dafine
  • vaj luledielli
  • kripe
  • piper te zi
  • majdanoz
  • pak sheqer

Pregatisim fillimisht krapin te cilin e pastrojme mire brenda dhe jashte dhe i heqim nje kocke ne forme trekendeshi qe gjendet ne afersi te kokes (pethi). Peshkun e presim ne thela rreth 3cm te trasha duke eleminuar pjesen e bishtit. I kalojme copat nen uje te rrjedheshem, i thajme me letra kuzhine dhe i kaverdisim ne tigan me pak vaj luledielli derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. Kjo sherben qe mishi i peshkut te mos shperhapet gjate gatimit. Vajin e peshkut e ruajme per te pregatitur harxhen si me poshte:

Pastrojme qepet, i qerojme dhe i presim ne feta te holla te cilat i kaverdisim ne tiganin ku skuqem peshkun derisa te marrin ngjyre te arte. Shtojme hudhrat e pastruara dhe te ndara ne dy ose kater pjese dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta. Shtojme se fundi edhe domatet te cilave i kemi hequr lekuren (ose salcen e domateve) dhe e leme salcen te zieje derisa qepet te zbuten plotesisht (rreth 20 minuta).

Shtojme uthullen, pistilin e prere holle, kripe, piper, gjethet e dafines, pak sheqer dhe i leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te gjithe perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe salca te rezultoje paksa e trashe.

Ne taven ku do te pregatisim krapin, vendosim thelat e tij dhe mbi te hedhim harxhen duke shtuar dhe pak uje. E pjekim tave ne furre te parangrohur ne 150°C derisa salca te avulloje dhe peshku te kete marre ngjyre te arte (mund te nevojiten 30-40 minuta). E sperkasim me pak majdanoz ne siperfaqe dhe e servirim te zbukuruar sipas deshires me pak pistil kumbulle.

6 mendime mbi “Tavë Krapi Shkodrane

  1. Zeta gjoni ju lutem na tregoni ndonje menyre te vjeter nga ai libri jot SE na mori malli per ndonje gatim te ndryeshem ose te vjeter , por po pate kohe dil njehere nga shkodra ose shiroka edhe bere prove nje tave krapi ose ngjale me pilaf .

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.