Jahni me fasule

Fasule jahniKete pjate mund ta shoqeroni me buke te thekur, Sallate greke ose me pak djath te bardhe, pa munguar ketu edhe vera e kuqe e bere ne shtepi apo nje gote raki!

Perberesit

  • 300gr fasule te thata te tipit Cannellini
  • 1 qepe te madhe
  • 2 luge gjelle salce domatesh
  • vaj ulliri
  • 1 koncentrate viçi (ose leng mishi)
  • nenexhik
  • koper
  • majdanoz
  • pak spec te kuq djegs
  • kripe
  • pak sode buke

Nje nate perpara pregatitjes se recetes, vendosim fasulet e thata ne nje tas te thelle me uje te ftohte ne te cilin kemi shtuar nje luge te vogel sode buke. Kjo do ti ndihmoje fasulet te ziejne me shpejt diten tjeter.

Te nesermen, i shplajme dhe i ziejme per rreth 20 minuta ne tenxhere me uje te vluar. I derdhim ujin, i shplajme serisht dhe i leme ne nje ane.

Ne tenxheren ku do te gatuajme jahnine, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen e grire holle per rreth 5 minuta, apo derisa te zbutet. Shtojme uje te nxehte ose lengun e koncentrates se viçit bashke me fasulet dhe salcen e domateve. E gatuajme te gjithen ne zjarr te ulet per rreth 2 ore ose ne tenxhere ne presion per 30-45 minuta.

I japim shije fasuleve me menten, kopren, majdanozin, specin djeges, pak kripe dhe I gatuajme per 15 minuta te tjera derisa lengu te trashet.

I sherbejme te sperkatura me pak vaj ulliri ne siperfaqe.

*Keshille: Per kete recete mund te perdorni fasule te bardha, te zeza, apo nje alternim te te dyjave. Gjithashtu nese jahnine me fasule doni ta pregatisni me mish, mjafton te zjeni mishin bashke me fasulet.

Foto nga: http://www.keeleypowell.com

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: