Makaronat me pana dhe kungulleshka, jane nje pjate e pare teper e shijshme dhe e shpejt ne pregatitje e cila mund te serviret ne cdo lloj rasti.
Perberesit
- 400gr makarona te shkurtra
- 200ml pana kuzhine
- 2 kungulleshka mesatare
- 2 thelpinj hudher
- djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
- pak vaj ulliri
- kripe
- piper
Lajme kungulleshkat nen uje te rrjedhshem, i pastrojme dhe i presim ne kubik ose ne rrathe pa i qeruar (lekura e kungulleshkave, pervecse i jep nje shije akoma me te mire pjates, sherben edhe qe tuli te mos shperbehet gjate gatimit).
Ne nje tigan, kaverdisim ne pak vaj ulliri thelpinjt e hudhres te prera holle, shtojme kungulleshkat, i rregullojme me kripe dhe piper dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet me kapak; ne kete menyre ato do te gatuhen ne avullin e tyre dhe do te zbuten.
Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.
Kur kungulleshkat te jene zbutur, shtojme panen dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta derisa salca te trashet. I shtojme gjysmen e djathit parmixhano te grire, shtojme makaronat tashme te kulluara dhe i perziejme shume mire.
Ne momentin e servirjes i sperkasim me pak djath parmixhano te grire dhe i sherbejme te ngrohta.
*Keshille: Nje variant tjeter i kesaj pjate eshte qe gjysma e kungulleshkave te kalohet ne mikser me pak pana; keshtu do te perftohet nje salce akoma dhe me e shijshme. Sipas deshires, kesaj salce mund ti shtoni edhe ndonje thelpi arre apo stika pishe.
Gjithashtu, per ta bere pjaten me te lehte nga pikepamja kalorike, pana e kuzhines mund te zevendesohet me rikota (gjize pa kripe) qe ka me pak yndyre.
E kam gatuar,me te verteteeshte shume e shijshme,faleminerit.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e mire, por kam nje pyetje per stafin e une@gatuaj, si mund te ruhen kerpudhat, a ruhen ato te ngrira apo konsumohen vetem te fresketa dhe te thata?
PëlqejeniPëlqejeni
@Eni, kerpudhat e fresketa mund ti pastrosh shume mire, i prete ne feta dhe i ruan ne akull neper qeset e posacme per ruajtjen e ushqimeve. Me pas i nxjerr nga akulli dhe i gatuan ashtu te ngrira sic jane.
PëlqejeniPëlqejeni
Faleminderit shume per informacionin me keni ndihmuar jashte mase.
PëlqejeniPëlqejeni
shume te shishme me dolen !!! shume faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni