Pica të vogla me djath filadelfia

Pica te vogla me filadelfiaPicat me filadelfia, pregatiten ne vetem 30 minuta dhe jane zgjidhja ideale nese keni te ftuar per darke dhe doni te pregatisni antipasta te vogla, por te shijshme.

Perberesit per rreth 25 pica te vogla

…per brumin

  • 250gr miell
  • 250gr djath filadelfia natyral
  • 50gr gjalp
  • kripe

…per mbushjen

  • salce domatesh
  • djath mocarela
  • rigon/borzilok

Vendosim ne mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripe dhe i perziejme derisa te formohet nje top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nese brumi ngjit ne duar, shtojme pak miell. E punojme pak me dore, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 20 minuta ne menyre qe hapja e tij te jete me e lehte.

Pasi te kete kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe formojme disqe me ndihmen e nje forme te rrumbullaket ose te nje gote (madhesia sipas deshires). I vendosim picat e vogla ne nje tave ne te cilen kemi shtruar leter furre, i lyejm me nje luge te vogel salce domatesh, i sperkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5 minuta. Pas kesaj, i nxjerrim nga furra, shtojme pak djath mocarela te grire, dhe i pjekim serisht per 10 minuta te tjera. I sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Sipas deshires picave mund ti shtoni cfare te deshironi: copeza proshute, ullinj, kaperi, salçiçe etj.

Advertisements

5 Comments

  1. era says:

    me falni mundet dikush tme beje dallimin ne mes djathit filadelfia dhe djathit mozzarela. se skam nga keto ane dhe se kuptoj per cilin lloj te djathit behet fjale..

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: