Pregatitja e sallates me laker te kuqe eshte elementare, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte e shijshme dhe ideale per te shoqeruar sidomos pjatat e peshkut.
Perberesit
- 1 laker te kuqe mesatare (500-600gr)
- uthull molle
- vaj ulliri
- kripe
Fillimisht, pastrojme lakren e kuqe duke i hequr gjethet e jashtme te cilat mund te jene te demtuara, e ndajme ne dy pjese, eleminojme kocanin kryesor dhe e presim ne fije sa me te holla te jete e mundur.
E vendosim lakren e prere ne nje tas te thelle, e sperkasim me pak kripe dhe e shtypim me dore derisa te zbutet dhe te leshoje lengun e saj.
Ne nje ene te vogel perziejme uthullen e molles me vajin e ullirit dhe me kete perberje sperkasim sallaten.
*Keshille: Kesaj sallate mund ti shtohen edhe thelpinje arre te ndare ne copa te vogla apo molle te prere ne kubik