Mafins me banane dhe copëza çokollate

Keta kek te vegjel, jane ideal per tu konsumuar ne mengjes, ne zemer apo ne cdo moment te dites ne te cilin keni uri. Mund t’ia jepni me vete edhe femijeve tuaj per pushimin e madh; banania dhe cokollata do ti bejne qe te kene me shume energji ne oret ne vazhdim.

Perberesit per 12 mafins

  • 250gr miell 00
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100ml qumesht
  • 125gr sheqer
  • 2 veze
  • 150gr cokollate te zeze
  • 3 banane te pjekura mire
  • lengun e 1/2 limoni
  • 1/2 luge te vogel sode buke
  • 1/2 bustine pluhur pjekes
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe

Rrahim me ndihmen e nje mikseri kuzhine gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te jete kremoze, shtojme nje nga nje vezet e plota dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa caste.

Ne nje pjate, shtypim me dhembet e nje piruni bananet te cilat i lagim me pak leng limoni ne menyre qe te mos nxihen dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke i bashkuar kesaj here me spatul kuzhine. Shtojme gjithashtu edhe qumeshtin, miellin, vaniljen, pluhurin pjekes, soden e bukes dhe pak kripe duke formuar nje brum homogjen. Ne fund, shtojme edhe copezat e cokollates duke i perziere mire me perberjen.

Mbushim me brumin e formuar format per mafins sa 2/3 e formes dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta, apo derisa keket te jene fryre dhe te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe

Reklama

4 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: