Sallatë me brokoli

Receta e sallates me brokoli eshte nje pjate e thjesht ne pregatitje dhe shume e shpejte, e cila mund te sherbehet gjithashtu edhe si garniture per pjatat e dyta te mishit.
Perberesit

  • 1kg brokoli me kercell
  • 10-15 kokrra ullinj pa berthame
  • 2 feta buke
  • lengun e 1 limoni
  • disa kaperi
  • djath parmixhano (ose djath tjeter kackavall te forte)
  • vaj ulliri
  • pak gjalp
  • kripe
  • piper

Ziejme fillimisht brokolin e lare dhe te ndare ne lule te vogla per rreth 5 minuta ne uje me kripe nese lulet jane te vogla, apo per 10 minuta nese jane pak me te medha. Duhet te kemi parasysh qe nuk duhet te shperbehen, por vetem te zbuten pak.

Nderkohe, perziejme ne nje tas te madh (aty ku do te pregatisim sallaten) lengun e limonit me vaj ulliri, pak kripe, pak piper, shtojme brokolit akoma te ngrohte pasi i kemi kulluar nga uji i tepert dhe i perziejme mire. I leme te ftohen ne temperature ambjenti duke i perziere here pas here.

Pak çaste perpara se te servirim sallaten, presim buken ne kubik te vegjel, e skuqim ne pak gjalp dhe ia shtojme sallates. Shtojme se fundi edhe ullinjte e ndare ne dy apo kater pjese, kaperit dhe copezat e djathit parmixhano. E perziejme shume mire dhe e sherbejme.

4 Comments

Lini një Përgjigje te mona Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: