Puding me vanilje, banane dhe biskota

Pudingu me vanilje, banane dhe biskota, eshte nje embelsire shume e thjeshte e cila i pershtatet te gjitha stineve, moshave dhe preferencave. Pudingu pregatitet me perberes qe normalisht i kemi cdo dite ne shtepi si qumesht, veze, sheqer, niseshte. Eshte ideal per tu shijuar ne mengjes bashke me nje filxhan kafe.
Perberesit per 8-9 kupa
…per pudingun:

  • 1liter qumesht
  • 2 veze te medhaja + 1 te verdhe veze
  • 120gr sheqer
  • 40gr niseshte
  • 15gr gjalp
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe

…per mbushje

  • 4-5 banane
  • 16-20 biskota
  • arra te grira te pjekura (sipas deshires)

Pregatisim fillimisht pudingun e vaniljes duke vendosur ne nje tas te thelle qelqi vezet, gjysmen e sheqerit, pak kripe, niseshten dhe çerekun e qumeshtit (250ml). I rrahim shume mire te gjithe perberesit me nje tel vezesh derisa e gjithe masa te homogjenizohet dhe e leme menjane.

Lagim brendesine e nje tenxhere me pak uje te ftohte dhe shtojme pjesen e mbetur te qumeshtit, gjysmen tjeter te sheqerit dhe vaniljen (uji i ftohte ndihmon qe qumeshti te mos ngjitet ne anet e tenxheres). E nxehim qumeshtin duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe te shkrihet sheqeri dhe vanilja, por nuk e çojme ne vlim.

Shtojme pak nga pak qumeshtin e nxehte tek vezet duke e perziere gjate gjithe kohes ne menyre qe keto te fundit te mos priten, por edhe nese kjo ndodh, e kalojme te gjithe masen ne nje kulluese duke eleminuar copezat e vezes.

E hedhim serisht masen ne tenxheren ku nxehem qumeshtin dhe ne zjarr mesatar e perziejme shpesh derisa te trashet. Kur ka arritur trashesine e deshiruar, e hedhim ne nje tas, shtojme gjalpin e shkrire dhe e leme te ftohet te mbuluar me nje leter celofoni ose pecete (ne menyre qe te mos zere cipe ne siperfaqe). Duhet te kemi parasysh qe pudingu trashet edhe gjate ftohjes.

Kur kremi te jete ftohur, fillojme me pregatitjen e kupave:

Hedhim rreth 2 luge krem ne fundin e tyre, shtojme biskotat e therrmuara ose te prera ne copa te vogla, shtojme nje luge tjeter krem, vendosim nje shtrese me banane te prera ne feta te holla, nje shtrese me arra te grira dhe e perfundojme me nje shtrese tjeter kremi ne siperfaqe. Te njejten gje bejme edhe me kupat e tjera. Siperfaqen e zbukurojme sipas deshires me arra te grira ose copeza biskotash.

I vendosim kupat e pudingut ne frigorifer per 2-3 ore dhe i sherbejme te fresketa.

Nje version tjeter eshte ti shtojme copat e biskotave, te bananeve dhe arrat ne tasin ku pregatitem kremin. E perziejme mire me nje spatul ne menyre qe te gjitha bananet te vishen me krem dhe e hedhim neper tasa te vegjel, pra pa formuar shtresa.

Advertisements

6 Comments

  1. mobi says:

    Arzana, bustine vanilje do te thote qese e vogel me vanilje:).Ke te drejte sepse shqiptaret po harrojne gjuhen e tyre dhe fusin fjale te huaja, ne kete rast fjalen bustine qe eshte ne italisht…Gjithsesi mbase tani e kupton me mire cdo te thote bustine, qese e vogel qe mund te kete brenda vanilje, sode, plhur pjekes etj etj. Gjithe te mirat.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: