Sot po iu propozojme nje pjate tipike dimerore: rizoto me laker te kuqe, e cila pervecse ka nje shije teper te vecante, eshte edhe shume terheqese per tu pare.
Perberesit
- 400gr oriz per rizoto (tipi Carnaroli)
- 2liter leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh)
- 1 laker e kuqe e vogel
- 200gr pançete te tymosur ose te embel
- 100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
- 1 gote vere te kuqe
- 2-3 luge gjalp
- pak vaj ulliri
- kripe
- piper
Pregatisim si fillim lengun e perimeve sipas recetes qe e gjeni ketu, ose me koncentrate te cilen e shkrijme ne uje te nxehte (1 koncentrate perimesh per 500ml uje) dhe e mbajme gjithmone ne vlim.
Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne 1 luge gjalp qepen e grire ne mikser dhe lakren e kuqe te prere ne fije te holla derisa kjo e fundit te zbutet (qepa nuk duhet te marre ngjyre). Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen edhe per 2-3 minuta te tjera duke e shuar te gjithe perberjen me vere te kuqe ne zjarr te fort. Kur vera te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh, e perziejme dhe kur lengu te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde te tjera duke vazhduar ne kete menyre derisa orizi te jete zbutur (rreth 20 minuta).
Ne nje tigan tjeter, kaverdisim ne pak vaj ulliri pançeten e prere ne kubik te vegjel derisa te marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe dhe e leme menjane per t’ia shtuar rizotos ne fund.
Kur rizoto te jete gati, e heqim nga zjarri, shtojme pjesen e mbetur te gjalpit, djathin parmixhano te grire, pançeten dhe i perziejme shume mire. E mbulojme me kapak dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta perpara se ta servirim.