Strudel Vjenez me mollë

Strudeli eshte nje embelsire tipike e kuzhines Austriake, origjina e se cilit daton qe ne vitin 1696 sipas recetes origjnale qe ruhet ne Biblioteken e Vjenes. Perbehet nga nje pete shume e holle, e mbushur me molle, dardha, pjeshke dhe shume fruta te tjera ne varesi te vendit ne te cilin gatuhet. Sipas nje legjende, kjo pete duhet te jete aq e holle, sa te mund te lexohet edhe nje leter dashurie permes saj!
Receten origjinale Vjeneze po iu a paraqesim me poshte:
Perberesit per 2 strudel
…per brumin

  • 250gr miell 00
  • 100ml uje i vaket
  • 1 veze mesatare
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 1kg molle Golden te qeruara dhe te prera ne feta te holla (molle te verdha)
  • 100gr gjalp te qartesuar (ose gjalp te shkrire)
  • 120gr sheqer
  • 150gr galete
  • 100gr rrush te thate
  • 2 luge te vogla kanelle
  • lekuren e 1 limoni
  • pak rum (ose arome rumi)
  • pak sheqer pluhur per sperkatje

Pregatisim fillimisht brumin e strudelit duke hedhur miellin ne tavolinen e punes (ose ne nje ene te madhe), i hapim nje grope ne mes dhe shtojme ne te vezen, kripen dhe vajin e ullirit. E punojme brumin me dore duke shtuar pak nga pak uje te ngrohte derisa masa e formuar te rezultoj elastike dhe e njetrajtshme. Formojme nje sfere te madhe me brumin, e lyejme me pak vaj, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e leme te pushoje ne nje vend te fresket per rreth gjysme ore.

Nderkohe pregatisim mbushjen: vendosim ne uje te ngrohte ku kemi shtuar pak rum (ose arome rumi) rrushin e thate per rreth 10 minuta. Ne nje tigan skuqim lehtesisht ne gjysmen e gjalpit galeten dhe e hedhim ne nje tas te madh. Shtojme edhe mollet e prera ne feta te holla, sheqerin, kanellen, rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, lekuren e limonit dhe i perziejme shume mire te gjithe keta perberes me njeri tjetrin. E leme mbushjen menjane nderkohe qe  pregatisim petet e strudelit:

Vendosim ne tavolinen e punes nje pecete te paster dhe te lyer lehtesisht me miell dhe hapim mbi te gjysmen e brumit derisa peta te rezultoje pothuajse transparente (kete mund ta realizojme me dore ose me okllai). E lyejme me pak gjalp te shkrire dhe vendosim siper saj gjysmen e mbushjes me molle. E rrotullojme me ndihmen e pecetes derisa ti japim formen e strudelit dhe i mbyllim mire anet ne menyre qe mbushja te mos dale gjate pjekjes. Ne te njejten menyre pregatisim edhe strudelin e dyte.

I vendosim strudelet ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre me mbylljen poshte, i lyejme me pak gjalp te shkrire dhe i pjekim per rreth 40 minuta ne furre te parangrohur ne 190°C. Kur pjekja te kete perfunduar, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte ose te ftohte te prere ne feta.

*Keshille: Pas pjekjes, siperfaqa e strudelit rezulton pak krokante pasi peta eshte shume e holle. Nese kjo nuk ju pelqen, mund ta mbeshtillni menjehere pas pjekjes strudelin me leter alumini; ne kete menyre avulli i leshuar do ta zbuse te gjithe perberjen.
Gjithashtu sipas deshires, strudelit mund ti shtohen edhe stika pishe, arra apo bajame te pjekura.</stron

Reklama

5 Comments

  1. viola says:

    jam e apasionuar mbas gatimit prandaj ju falenderoj per ndihmen ne pasurimin e recetave e ne perfeksionimin ne te gatuar, ju falenderoj e ju pershendes

    Pëlqejeni

  2. Pz-sity says:

    Rrespekt per ket face qe na begatut tryezat tona se shum obligim i madh c,ka te bejm per neser na e keni lehtesu shum punen flm shum pershendetje nga prizrenasja :):):)

    Pëlqejeni

  3. Antonjeta says:

    Kete recete e kam dite,por historikun jo, edhe ma mire kur din ku i kane rrenjet.Shume e shijshme dhe ju falenderoj qe keni hape kete façe.Kam kenaqesi te madhe kur gatuj, te ju kam gjete shume receta, komplimenti.Pershendetje e respekte.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.