Kjo pjate eshte tipike e zones se Val d’Aosta ne veri te Italise, dhe kombinon ne menyre perfekte perberesit e ketij vendi: veren e bardhe, proshuten dhe djathin fontina. Nese dita qe po kaloni eshte e ftohte dhe keni pak kohe ne dispozicion per te gatuar, atehere kjo recete eshte posacerisht per ju!
Perberesit
- 4 fileto pule
- 4 luge gjalp pa kripe
- 1/4 gote vere te bardhe
- 4 feta proshute krudo (ose spek, ose proshute te pjekur)
- 4 feta te holla djath fontina (ose djath tjeter qe shkrin)
- 4 thelpi hudher te paqeruara
- miell per lyerje
- kripe
- piper
Rrahim si fillim filetot e pules te vendosura midis dy letrave celofoni ne menyre qe te behen sa me te holla (1-2 cm). Ne nje pjate te thelle, bashkojme miellin, kripen dhe piperin duke i perziere se bashku.
Ne nje tigan te gjere, shkrijme gjalpin, kaverdisim lehtesisht thelpinjte e hudhres dhe shtojme filetot e pules te kaluara ne miell dhe te shkundura mira derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet (rreth 4 minuta per cdo ane). I shuajme me veren e bardhe dhe i leme ne kete menyre derisa lengu te trashet duke i kthyer here pas here nga ana tjeter. Nese lengu trashet se tepermi, shtojme disa luge uje te nxehte.
E ulim zjarrim ne maksimum dhe vendosim mbi cdo fileto pule proshuten krudo dhe djathin fontina, i veme kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa djathi te shkrihet (rreth 3 minuta). Perpara servirjes, e sperkasim me pak piper te zi ne siperfaqe dhe e sherbejme.
Vera e keshilluar: Kjo pjate do te shkonte shume mire me nje vere te bardhe Pinot Grigio e vitit 2005 e prodhuar ne Alto Adige.
*Keshille: Nese tigani juaj nuk ka kapak, mund ti vendosni filetot ne pjesen e siperme te furres derisa djathi te shkrije