Kafen e pregatisni me: (?) Rezultatet e sondazhit

Nga sondazhi mbi menyren sesi e pregatisim kafen, kemi nje fituese: Kafen e vjeter dhe tradicionale turke! Ky rezultat ishte pak a shume i pritshem, duke qene se shqiptaret jane nje popull qe i ruan traditat, dhe nje nga keto eshte pregatitja e kafes se mengjesit me xhezve, dhe me pas pse jo leximi i fundit te filxhanit nga ndonje komshi qe pretendon se praktikon Coffeamanzia.

Rezultatet e meposhtme e tregojne fare mire diferencen e madhe ne perqindje:

…kafe turke 55%
…ekspres shtepie 18%
…kafe qe shkrihet ose neskafe 17%
…ata qe e pine ne lokal 9%
…moka 8%
…tjeter 2%

Sic shihet me lart, perdorimi i kafes moka eshte me i ulti, vetem 8%! Por, ne ju rekomandojme te mbani nje kafetiere moka ne shtepi, pasi eshte ideale per te pregatitur kafen per embelsirat si per shembull Tiramisù. Tani, le te shqyrtojme nje nga nje llojet e kafes dhe menyrat e pregatitjes se tyre:

Kafe turke – eshte nje lloj kafe e perhapur me shume ne Turqi dhe ne vendet Arabe (pervecse ne vendin tone), origjina e se ciles mendohet se daton qe ne vitet 500. Per ta pregatitur, perdoret nje lloj kafe e bluar shume imet (2 luge te vogla), te cilat bashkohen me sheqerin (1 luge e vogel), uje, dhe sipas deshires ndonje erze si psh kanelle. Te gjitha keto vendosen ne xhezve dhe perzihen mire nen zjarr te ulet derisa kafja dhe sheqeri te kene shkrire plotesisht. Sapo kafja te filloi te zieje dhe te formohet shkuma e saj karakteristike, hiqet nga zjarri dhe hidhet ne filxhan. Perpara konsumimit, duhet te presim disa caste ne menyre qe te precipitoj ne fund.

Kafe ekspres – eshte kafja me e konsumuar neper lokale apo bare, dhe perftohet nga pjekja dhe me pas bluarja e farave te Kafes Arabike dhe asaj Robuste. Ne boten e kafes, egzistojne 3 M-te e famshme, gershetimi i se cilave jep nje kafe ekspres perfekte! – Miscela (perzierja), e llojeve te kafeve dhe perqindja e perzierjes se seciles prej tyre. -Macinazione (bluarja), menyra e bluarjes dhe imtesia apo trashesia e kafes. -Mano (dora), menyra sesi e pregatit baristi. Sasia per te pregatitur nje kafe ekspres te mire, eshte 8-10gr kafe te pjekur dhe te bluar; ngjeshja e saj dhe presioni qe ushtrohet gjate berjes se kafes, jane çeshtje eksperience. Por, edhe ne kategorine e kafes ekspres, egzistojne lloje te ndryshme:

  • Kafe dopio (dyfshie) – Ne te njejtin filxhan hidhen dy kafe ekspres (50cc=50ml)
  • Kafe e shkurter – Me pak se 25ml kafe ne nje filxhan
  • Kafe e gjate – Rreth 30ml kafe ne nje filxhan
  • Kafe makiato (e njollosur) – Kafe me pak qumesht te ngrohte apo te ftohte
  • Kafe me pana – Kafe se ciles i eshte shtuar pak pana e rrahur
  • Kafe korreto (e korrigjuar) – Kafe se ciles i eshte shtuar pak pije alkoolike (raki, sambuca, brandy etj)
  • Kafe e ftohte – Kafe ekspres se ciles i eshte shtuar sheqer, uje i ftohte ose akull, dhe perzihet ne nje shaker
  • Kafe amerikane – Kafe ekspres se ciles i eshte shtuar uje i nxehte, rreth 80ml ne nje filxhan
  • Kapuçino – Kafe ekspres (25ml) + 1/3 qumesht i shkumezuar + 1/3 qumesht i nxehte (jo me shume se ne temperaturen 70°C)

Kafe qe shkrihet (neskafe) – eshte kafe e perpunuar pluhur, gati per tu shkrire ne uje te nxehte apo qumesht.

Kafe moka –  ose kafe napoletane, pregatitet me kafetieren moka e cila konsiston ne nje aparat te vogel dhe teper praktik per te bere kafen ekspres ne shtepi. Shpikesi i saj ka qene Alfonso Bialetti ne vitin 1933, emrin e se cilit mban edhe nje nga kafetieret me te mira ne bote. Pregatitja behet duke hedhur fillimisht uje ne enen perkatese, vendosjen e filtrit ne te cilin hidhet kafja, mbyllja me kujdes e kafetieres dhe vendosja e saj ne zjarr te ulet. Per shkak te presionit te ujit ne brendesi, avujt e kafes kalojne neper filtra per te perfunduar me pas ne enen nga ku del kafja e pregatitur.

Disa receta ku perdoret kafja jane:

Advertisements

2 Comments

  1. I paemër says:

    cappuccino nuk behet me qumesht te nxehte por me temperature ambjenti ose me mire qe shija te jete me e mire,te ftohte.Te pakten ne Itali keshtu e bejne…

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: